Teknologjia e mjedisit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Teknologjia e mjedisit ose teknologjia mjedisore (anglisht: envirotech), teknologjia e gjelbër (anglisht: greentech) ose teknologjia e pastër (anglisht: cleantech) është aplikimi i një ose më shumë nga shkenca e mjedisit, kimia e gjelbër, monitorimin e mjedisit dhe pajisjeve elektronike për të monitoruar, modeluar dhe ruajtur mjedisin dhe burimet natyrore, dhe për të frenuar ndikimet negative të përfshirjes së njerëzve. Ky term gjithashtu përdoret për të përshkruar teknologjitë për prodhimin e energjisë së qëndrueshme siç janë fotovoltaikët (një metode të konvertimin e energjisë diellore në energji elektrike), turbina me erë, reaktorët biologjik etj. Zhvillimi i qëndrueshëm është thelbi i teknologjive mjedisore. Termi teknologjia mjedisore është përdorur edhe për të përshkruar një klasë të pajisjeve elektronike që mund të nxisin menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve.