Tempulli Subrahmanja në Saluvankupam
Tempull kushtuar Muruganit në Tamil Nadu, Indi / From Wikipedia, the free encyclopedia
Tempulli Subrahmanya në Saluvankuppam të shtetit indian Tamil Nadu, është një faltore kushtuar hyjnisë hindu Murugan. Arkeologët besojnë se faltorja, e zbuluar në vitin 2005, konsiston në dy shtresa: një tempull me tulla i ndërtuar gjatë Periudhës Sangam (shekulli i III p.e.s. deri në shekullin e III të e.s.) dhe një tempull prej graniti i Periudhës Pallava që daton nga shekulli i VIII dhe i ndërtuar mbi faltoren prej tullash. Skuadra e Archaeological Survey of India (ASI) që drejtoi gërmimet beson se tempulli prej tulle mund të jetë më i vjetri i llojit të tij i zbuluar në Tamil Nadu.[1][2] Megjithatë, arkeologu i shquar indian R. Nagaswamy është kritik me këtë mendim për shkak të mungesës së referencave për faltoren në literaturën popullore të periudhës.[2] Tempulli u zbulua nga një skuadër arkeologësh të ASI-t bazuar në të dhënat e gjetura në një mbishkrim në shkëmb të lënë të ekspozuar nga cunami i Oqeanit Indian të vitit 2004. Fillimisht, gërmimet tregun një faltore të shekullit të VIII të Dinastisë Pallava, ndërsa gërmimet e mëtejshme treguan se faltorja e shekullit të VIII kishte qenë ndërtuar mbi themelet prej tulle të një faltoreje më të hershme. Faltorja prej tulle është datuar nga Periudha Sangam. Tempulli është i drejtuar nga veriu, ndryshe nga shumica e tempujve hindu. Janë gjetur artifakte nga të dyja fazat, si nga faza Sangam ashtu dhe nga ajo Pallava. Tempulli është faltorja më e vjetër e Muruganit në Tamil Nadu.[2] Mendohet gjithashtu se është një nga vetëm dy tempujt para Pallava që janë zbuluar në Tamil Nadu, ndërsa tjetri është Tempulli Veetrirundha Perumal në Veppathur.[2]