Tensioni sipërfaqësor
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në lëngje molekulat nuk janë të lidhura sikurse tek trupat e ngurtë, por as të lira sikurse te gazet. Tek lëngjet molekulat janë relativisht afër njëratjetrës, parndaj forcat tërheqëse ndërmolekulare janë mjaft të mëdha deri në njëfarë distance, të cila mund të quhen rreze të veprimit molekular, pastaj shumë shpejt bien në zero. D.m.th., mund të konsiderohet që secila molekulë vepron në secilën molekulë tjetër që ndodhet brenda sferës me rreze veprimit molekular. Rrezja e sferës së tillë është dhjetëfish më e madhe se distanca ndërmjet molekulave në lëngje.