Thekra
lloj i bimëve / From Wikipedia, the free encyclopedia
Thekra bimë barishtore njëvjeçare e familjes graminore (Graminaceae), fruti i së cilës shërben si ushqim. Për të parën herë është mbjellë në arat kineze rreth viti 2700 p.e sonë. Thekra është ndër bimët lavërtare më të rëndësishme për ushqim. Thekra mbillet në viset e larta malore. Është më e qëndrueshme se gruri ndaj të ftohtit. Mbjellja e saj bëhet 3 javë para mbjelljes së grurit.Thekra (Secale cereale).Është kultivuar në zonën e malësisë, në Gjinar, Shmil e Zavalinë dhe është përdorur për bukë. Ka rendiment të ulët 10 - 12 kv/ ha e jep bukë të zezë me cilësi të dobët dhe përqindje të ulët të yndyrës, proteinave e lëndëve minerale. Kashta e saj përdoret për bërjen e samarëve të kafshëve të ngarkesës. Në v. 1961 janë mbjellë 20 ha. Më pas ka pasur një prirje të rënies së sipërfaqes. Në vitin 1997 nuk është mbjellë asnjë ha.