From Wikipedia, the free encyclopedia
Mbyllja ose transporti lumor me mbyllje është një vepër hidroteknike që përdoret në lumenj; kryesisht të gjera, të gjata dhe fushore, por ekzistojnë edhe në përmasa më të vogla. Mbylljet e bëjnë të mundur lundrimin lumor në prapatokë, duke kapërcyer disnivelet.
Në fjalorthin hidroteknik shqip nuk ekziston ndonjë emër i njëzëshëm për këtë vepër.
Fjala e përdorur në gjuhët e tjera burojnë nga i njëti koncept semantik: "mbyll brenda/veçoj/kyç diçka". Këtu mund të përmenden shembuj si:
Ajo funksionon me ndihmën e një kanali të ngushtë, të vendosur nga njëra anë e bregut të lumit ose duke zënë krejt gjerësinë e tij, i cili ka dy porta në fillim dhe në fund të tij, dhe fletët e të cilave mbyllen ose hapen, duke krijuar kështu përkohësisht një vaskë për të mundësuar ndryshimin e nivelit ujit. Varka ose anija futet në kanal nga porta hyrëse, e cila mbyllet pasi të jetë futur mjeti lundrues, për të mundësuar ndyshimin e nivelit të ujit. Pas arritjes së nivelit të duhur, mjeti lundrues del nga porta dalëse.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.