From Wikipedia, the free encyclopedia
Turizmi në Kosovë është një sektor në rritje me shumë turistë që vizitojnë vendin çdo vit. Me turizëm nënkuptojmë lëvizjen e njerëzve me qëllim rekreacioni, argëtimi, shërimi dhe zgjerimi të njohurive kulturore. Edhe pse Kosova është hapësirë e vogël gjeografike, me motivet natyrore dhe njerëzore që ka, ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit vendës, rajonal, ndërkombëtar, stacionar dhe tranzit. Kosova ka vende turistike që mund të shfrytëzohen nga popullsia e vet për ekskursione, sport, rekreacion, pushim, kulturë, arsim e edukim. Mirëpo, ky lloj turizmi nuk ka qenë, dhe ende ka mbetur i pazhvilluar, sa duhet.
Turizmi në Kosovë është i karakterizuar nga trashëgimet arkeologjike që prej kohës ilire, dardane, romake, bizantine, serbe dhe osmane, kuzhina tradicionale shqiptare e serbe, arkitektura, traditat dhe peizazhet natyrale.
New York Times e ka përfshirë Kosovën në listën e 41 vendeve për të shkuar në 2011.[1][2]
Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit që përbëhet nga shtëpiza me dhomën muzeale si dhe një hapësirë gjysmëharkore me të dhëna sa historike aq edhe etnografike e vlera artistike.
Monumentet e Kosovës konsiderohen si prona të përbashkëta për të cilat shoqëria është përgjegjëse për t’i mirëmbajtur ato në mënyrë që të përcjellin origjinalitetin e tyre për gjeneratat e ardhshme.[3][4]
Kosova ka një mori karakteristikash natyrore. Është e rrethuar nga malet. Malet e Sharrit janë të vendosura në jug dhe juglindje, në kufi me Maqedoninë, ndërsa malet e Kopaonikut shtrihen në veri.
Kufijtë jugperëndimorë me Malin e Zi dhe Shqipërinë janë gjithashtu malore, ku edhe gjendet edhe maja më të lartë e vendit, Gjeravica, me lartësi prej 2,656 m. Rajoni qendror është kryesisht kodrinor, përveç dy fushave të mëdha të cilat gjenden në perëndim dhe lindje të Kosovës, respektivisht, fusha e Metohisë dhe ajo e Kosovës.
Kosova ka banjo rehabilituese dhe burime natyrore të cilat kanë dëshmuar të kenë vlera kuruese sa i përket ajrit dhe ujit, sidomos në alpet shqiptare (përkatësisht Bjeshkët e Deçanit). Efektiviteti i tyre është i shumanshëm, duke marrë parasysh shumëllojshmërinë e bimëve dhe ajrit të pastër që ofron lartësia e alpeve me lartësi mbidetare prej 2656 metra, Maja e Gjeravicës në Deçan. Prandaj me një investim në infrastrukturë kjo do të jetë e përjetueshme dhe do të sjellë shërim 100% të atyre personave që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe shumë sëmundje të tjera të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mushkëritë e njeriut.
Klubet e natës në Kosovë janë vende që frekuentohen masivisht nga të rinjtë. Ato qëndrojnë të hapura që prej orës 22:00 e deri në orët para të mëngjesit, me muzikë, argëtim e vallëzim.[9] Në klubet e Kosovës mund të shihen performanca të jashtëzakonshme nga femra më speciale me kërcime që nuk janë parë ndonjëherë më parë dhe argëtimi është në maksimum.[10] Ndërkohë klubet më të frekuentuara në Kosovë janë: Diamond Club, Duplex, Zone Club, Stop-i, Industry, 13 Rooftop, Coco Club.[11]
Prishtina është e vogël, por me shumë kafene, që janë afër njëra-tjetrës. Jeta e natës mahnit vizitorët e huaj[12] dhe kryesisht përqendrohet në bulevardin "Nënë Tereza" në rrugën "Fehmi Agani" dhe në lagjen "Pejton". Korza e kaluara, ku të rinjtë ecnin në bulevardin Nënë Tereza, tashmë janë zëvendësuar me klubet e natës, disko dhe kafene të ndryshme[13],ku Hamam Bar, që ofron muzikë 'jazz' jetësore, ka hyrë në mesin e pesë restoranteve më të mira me dizajnin më të mirë në botë.[14]
Prishtina llogaritet si "klubi i të rinjve" dhe jetës së natës.[15]
Rockuzina është një klub i muzikës dhe restorant në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Është vendi ideal për persona të pasionuar pas muzikës rok. Jericho, Asgjë sikur Dielli, Na, Albina Kelmendi, Flaka Krelani janë vetëm disa nga yjet të cilët mund të dëgjoni në Rockuzinë.[16]
Komuna e Gjakovës me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe sigurimit të qetësisë gjatë orës së vonshme të natës, ka njoftuar subjektet afariste të identifikuara si burim i zhurmës që ta ndalin atë. Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Gjakovës ka bërë njoftim me shkrim që ua dërgoi subjekteve ekonomike ku definohet që muzika duhet të vendoset deri orën 22:00 eventualisht 23:00 e cila lejohet vetëm në ambiente të brendshme të lokaleve pa u dëgjuar jashtë. Nga lokalet afariste në njoftim kërkohet ta ndalojnë kryerjen e punëve, veprimtarive dhe aktiviteteve të tjera të cilat me zhurmë pengojnë qetësinë dhe pushimin e njerëzve. Shkelësit e këtij njoftimi do të dënohen me gjobë nga 5000 deri në 10.000 euro. Pronarët e disa lokaleve të Gjakovës janë shprehur se ndalimi nga komuna do ta pengojë biznesin e tyre gjatë verës.[17]
Deri në vitet '70 në mungesë të rrugëve të mira, në Kosovë kishte pak lëvizje turistike edhe pse Kosova ka pozitë të mirë gjeografike. Pas viteve '70 me ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor automobilistik dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike, filluan të shtohen lëvizjet turistike.
Qarkullimet turistike lokale, individuale, familjare e në grup me qëllim pushimi e rekreacioni bëhen sidomos gjatë verës për t'u freskuar pranë pishinave, lumenjve, liqeneve ose gjatë stinës së dimrit në qendrat e skive (Brezovicë e Rugovë) e gjetkë. Në periudhën pas luftës në Kosovë është ndërtuar numër i madh i pishinave, të cilat tërheqin numër të madh të klientelës së re turistike.
Pjesa më e madhe e turistëve ndërkombëtarë që shkojnë në Kosovë janë nga Shqipëria, Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Kroacia dhe Austria.
Kosova si tërësi ndahet në 5 rajone turistike:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.