Turizmi në Prishtinë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Turizmi në Prishtinë tërhoqi 36,186 vizitorë të huaj në vitin 2012, që përfaqëson 74.2% të të gjithë vizitorëve që kanë vizituar Kosovën gjatë atij viti. Vizitorët e huaj kryesisht vijnë nga vende si Shqipëria, Turqia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Sllovenia dhe Maqedonia,por edhe nga vende të tjera. Disa nga vendet më të vizituara në Prishtinë janë Liqeni i Batllavës dhe Shpella e Mermerit të Gadimes, të cilat janë gjithashtu ndër vendet më të vizituara në Kosovë.