monument kulturor në Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia
Tyrbja e Kapllan Pashës është një varr monumental i kajmekamit të Tiranës të fillimshekullit 19, Kapllan pashë Toptanit. Tyrbja është ndërtuar për të shënjuar vendvarrimin e pashait që ndërroi jetë më 1819, dhe është një monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë I-rë.[1][2]
Tyrbia e Kapllan Pashës | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Rrethi i Tiranës, Qarku i Tiranës, Shqipëri |
Koordinatat | 41.327778°N 19.821667°E |
Ndërtuar | 1820-1830 /XIX |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 5864874 |
Nr. i referencës | TR142 |
Tipologjia | Varr Monumental |
Dikur ajo qëndronte përballë tyrbes së Sylejman Pashë Bargjini dhe Xhamisë së Vjetër, sot përballë monumentit të luftëtarit të panjohur. Ajo është në formë tetëkëndëshi, mjaft interesant për kolonat monolitike, për kapitelet e stilizuara korintike dhe për tetë harqet e dekoruara me nga një gjethe akanthi të stilizuar në reliev, njëri prej të cilëve përmban mbishkrimin që flet për Kapllan Toptanin, por që sot është i palexueshëm (me përjashtim të datës 1326 ‘h). Është një tyrbe e hapur, pa çati dhe pa kube.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.