tërësia e planetëve, yjet, galaktikat, hapësira inter-galaktike, ose të gjitha materiet ose të gjitha energjitë From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjithësia apo universi është gjithçka e kohës dhe hapësirës dhe përmbajtes së saj.[8][9][10][11] Gjithësia përfshin planetët, yjet, galaktikat, përmbajtjen e hapësirës ndërmjet galaktikave, grimca më e vogël bërthamore, dhe gjithë materia dhe energjia. Gjithësia e vëzhgueshme (dukshme) është rreth 28 billion parsecs (91 billion light-years) në diametër në kohën e tanishme.[2] Madhësia e gjithë universit nuk dihet dhe mund të jetë e pafund.[12] Vëzhgimet dhe zhvillimi i teorive fizike kanë çuar në konkluzione në lidhje me përbërjen dhe evoluimin e Universit.
Mosha | 13.799 ± 0.021 billion years [1] |
---|---|
Diametri | Ndoshta i pafund; të paktën 91 billion light-years (28×10 9 pc) [2] |
Masa (materia e zakonshme) | Të paktën 1053 kg [3] |
Dendësia mesatare | 4.5 x 10−31 g/cm3 [4] |
Temperatura mesatare | 2.72548 K [5] |
Përmbajtja kryesore | Ordinary (baryonic) matter (4.9%) Dark matter (26.8%) Dark energy (68.3%)[6] |
Forma | E sheshtë me vetëm 0.4% mundësi gabimi[7] |
Gjithësia është përcaktuar zakonisht si gjithçka që ekziston, gjithçka që ka ekzistuar, dhe gjithçka që do të ekzistojë.[13][14][15] Sipas të kuptuarit tonë të tanishëm, Gjithësia përbëhet nga tre përbërësve: hapësirë-koha, format e energjisë (duke përfshirë rrezatimin elektromagnetik dhe materien), dhe ligjet fizike që i lidh ato. Gjithësia gjithashtu përfshin gjithçka të jetës, gjithçka të historisë, dhe disa filozofë dhe matematikanë madje sugjerojnë se ajo përfshinë idetë siç janë matematika dhe logjika.[16][17][18]
Modeli aktual për evolucionin e universit është teoria e Big Bengut [19][20]. Modeli i Big Bang thotë se gjendja më e hershme e universit ishte jashtëzakonisht e nxehtë dhe e dendur dhe se më pas u zgjerua.
Rreth 15.000 milionë vjet më parë, sipas llogaritjeve të astronomëve, ndodhi një shpërthim i madh. Shpërtheu një masë me dendësi të madhe, ku atomet ishin nën shtypje të lartë. Kjo u quajt Big Beng ose shpërthimi i parë më i madh. Energjia e liruar e shpërndau këtë lëndë në të gjitha drejtimet, me shpejtësi të përafërt me atë të dritës. Me kalimin e kohës, ashtu siç u larguan nga qendra e shpërthimit edhe shpejtësia u zvogëlua, masat e kësaj lënde ngelën në afërsi dhe kështu u formuan Galaktikat.[21]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.