Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) ishte një ushtri e formuar nga ish-veteranët e Luftës së Kosovës për ndarje të 3 komunave: Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga Republika Federale e Jugosllavisë. Nga të tre komunat, dy kanë një shumicë etnike shqiptare, ndërsa Medvegja ka një pakicë të konsiderueshme të tyre.
Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit | |
---|---|
UÇPMB Pjesëmarrës në Luftën e Luginës së Preshevës | |
Aktiv në vitet | 1999–2001 |
Ideologjia | "Bashkimi i Trojeve Shqiptare" |
Leaders | Ridvan Qazimi "Lleshi" Nijazi Azemi "Mjekrra" Bardhyl Osmani "Delta" Muhamet Xhemajli Shefket Musliu Mustafë Shaqiri Pacir Shicri |
Area of operations | "Zona e Sigurisë Tokësore" dhe Lugina e Preshevës |
Madhësia | 1,600 luftëtarë |
Paraprirë nga | e formuar nga ish-veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) |
Pasuar nga | Ushtria Çlirimtare Kombëtare |
Aleatët | |
Kundërshtarët | |
Beteja dhe luftëra | Lufta në Luginën e Preshevës:
|
Rrethanat e krijuara të pasluftës në Kosovë dhe rajon, krijuan një guerile tjetër shqiptare në Luginën e Preshevës. Prezenca ndërkombëtare në rajon, konkretisht, zona e sigurisë etj, ndikuan që UÇPMB-ja ta ngritë çështjen e fjetur të këtyre tokave shqiptare në një problem ndërkombëtar. UÇPMB-në, ashtu si dhe UÇK-në, e kishte formuar Lëvizja Popullore e Kosovës, një organizatë Lëvizja për Republikën e Kosovës e vjetër mbarëshqiptare pas demostratave të 1981. Mirëpo, me përfundimin e Luftës në Kosovë, drejtoria politike e UÇK-së, me në krye Hashim Thaçin, në një mbledhje në Prizren, formuan Këshillin politik për Luginën e Preshevës me seli në Gjilan dhe integruan LPK-në, që vendosmërisht mbështetej në kreun e saj, Ali Ahmetin, i cili bashkë me Emrush Xhemajlin, Fazli Veliun etj, më vonë arritën ta riorganizojnë LPK-në dhe UÇK-në me 2001 në Maqedoninë Perëndimore. Në Luginën e Preshevës. prej kësaj lëvizjeje guerile nuk do të mund të formohet një delegacion unik dhe kompetent për t'u përballur në negociatat e paqes me palën serbe. Pas rënies së Millosheviqit, pushoi përkrahja e UÇPMB-së, i'u imponua Marrveshja e Konqulit pas ndërrimeve në kreun e Beogradit. NATO-ja kontrollon në pesë kilometërshin - zona e lirë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, kundrejt nacionalizmit të rizgjuar shqiptar. "Po t'u japësh shqiptarëve gishtin, ata ta shkulin krahun" ishte asokohe komenti standard i perëndimorëve. Shqiptarët thjeshtë s'iu kishin lindur perëndimorëve te dardha e shtrembër, që t'u drejtonin të gjitha padrejtësitë historike.
UÇPMB-ja kishte mbijetuar në Zonën e Ndaluar prej 5km rretheqark Kosovës, ku serbët s'kishin të drejtë të plasojnë armatim të rëndë që prej fushatës së NATO-s. Më të rënë Millosheviçi, u kuptua që kjo zonë do të anulohej, e UÇPMB-ja do të shpërbëhej.
Çarmatosja e shpërbërja "vullnetar" i UÇPMB-së u imponua nga Marrëveshja e Konçulit. Lugina e Preshevës iu dhurua pastaj liderëve të ri serbë si dëshmi e simpative perëndimore pro tyre, e për ta forcuar autoritetin e ultra-nacionalistit Koshtunicës e të liberal demokratit Zoran Xhinxhiçit në sytë e nacionalistëve serbë. Dy vjet pas shpërbërjes të UÇPMB-së, shqiptarët e atjeshëm morën pjesë për herë të parë që pas fillimit të viteve 1990 në zgjedhjet lokale serbe, përkundër ftesave të izoluara të aktivistëve për bojkot. Liderët e rrymës moderate ndër shqiptarë fituan ndikim në tri komunat me shumicë shqiptare, kjo përbrenda sistemit serb që komunave u ofron fare pak ndikim në punët e pushtetit.