Vektori
From Wikipedia, the free encyclopedia
Vektorët jane trupa janë madhësi që karakterizohen me një numër skalar, me drejtimin dhe me kahun e caktuar. Madhësitë si gjatësia, syprina, vëllimi, pesha, masa, temperatura, dendësia, puna, energjia etj. karakterizohen vetëm me numër,
Mirëpo, ekzistojnë edhe madhësi të tjera, si për shembull, forca, shpejtësia, nxitimi, rrotullimi etj., të cilat përveç numrit karakterizohen edhe me drejtimin dhe kahun. Madhësitë që karakterizohen vetëm me numër quhen madhësi skalare ose skalarë, ndërsa madhësitë që karakterizohen me numër, me drejtim dhe me kah quhen madhësi vektoriale ose vektorë.
Gjeometrikisht çdo madhësi vektoriale mund të paraqitet me një segment të orientuar i cili ka gjatësinë, drejtimin dhe pikën e fillimit (origjinën) të caktuar. Vija e drejtë tregon drejtimin e vektorit, gjatësia e vijës tregon vlerën ose intensitetin , maja e shigjetës tregon kahun, ndërsa pika a tregon pikën e zbatimit.
Segmenti i orientuar zakonisht përkufizohet si segmenti skajet e të cilit merren si dyshe e renditur të pikave dhe quhet segment i orientuar dhe shënohet me .[1]Madhësitë vektoriale paraqiten me një shigjetë mbi shkronjën përkatëse ose duke e theksuar më shumë madhësinë vektoriale.