![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c7/Revolutionary_Joyce.jpg/640px-Revolutionary_Joyce.jpg&w=640&q=50)
Xhejms Xhois
From Wikipedia, the free encyclopedia
James Augustine Aloysius Joyce (shqiptimi: Xhejms Xhojs; 2 shkurt 1882 - 13 janar 1941) është një autor irlandez i cili konsiderohet si një nga autorët më me influencë në fillimet e shekullit XX-të. Ai është i njohur me për romanin e tij "Uliksi" (1922), me veprën e shumë diskutuar "Fineganë zgjohuni" (1939, përmbledhjen me tregime të shkurtra "Dublinasit" (1914), si dhe romanin gjysmë autobiografik "Portreti i artistit në rini" (1916).
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4a/Joyce_-_Dubliners%2C_1914_-_3690390_F.jpg/320px-Joyce_-_Dubliners%2C_1914_-_3690390_F.jpg)
James Augustine Aloysius Joyce | |
---|---|
![]() James Joyce | |
U lind më | 2 shkurt 1882 Rathgar, Dublin, Irlandë ![]() |
Vdiq më | 13 janar 1941 Zyrih, Zvicër |
Gjinitë letrare | Modernizmi, Imazhinizmi |
Megjithëse pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi jashtë Irlandës, universi psikologjik dhe krijues i Xhojsit ishtë thelbësisht i lidhur me Dublinin e tij të lindjes, qytet i cili krijon sfondin dhe frymëzimin për të gjitha veprat e tij. Në veçanti, marrëdhënia e tij e hershme dhe e rrëmbyer me Kishën Romane Katolike të Irlandës është pasqyruar nëpërmjet një konflikti të brendshëm të ngjashëm në alter-egon e tij Stiven Dedalus-it.