Young Sheldon
Serial amerikan, komedi / From Wikipedia, the free encyclopedia
Young Sheldon është një serial amerikan i zhanrit komedi situacionale, krijuar nga Chuck Lorre dhe Steven Molaro për televizionin CBS. Seriali, i vendosur në fund të viteve '80 dhe në fillim të viteve '90 të shekullit XX, është pasardhës i serialit The Big Bang Theory dhe fillon me personazhin Sheldon Cooper në moshën nëntëvjeçare, i cili jeton me familjen e vet në Teksasin Lindor dhe vijon shkollën e mesme. Rolin kryesor si Sheldoni i ri e luan Iain Armitage dhe në rolet e tjera janë Zoe Perry, Lance Barber, Montana Jordan, Raegan Revord, dhe Annie Potts. Jim Parsons, i cili e luan rolin e Sheldonit të rritur në serialin The Big Bang Theory, e rrëfen ngjarjen në këtë serial dhe gjithashtu është edhe producent ekzekutiv.
Young Sheldon | |
---|---|
Gjinia | Komedi situacionale periodike |
Krijuar nga | |
Bazuar në | The Big Bang Theory nga Chuck Lorre dhe Bill Prady |
Luajnë |
|
Tregimtari | Jim Parsons |
kompozitori i muzikës hapëse | Steve Burns |
Muzika hapëse | "Mighty Little Man" nga Steve Burns |
Muzika mbyllëse | "Mighty Little Man" (instrumental) |
Kompozitorët | Jeff Cardoni John Debney |
Shteti | Shtetet e Bashkuara |
Gjuha në prodhimin origjinal | Anglisht |
Nr. i sezoneve | 7 |
Nr. i episodeve | 141 |
Prodhimi | |
Prodhuesit kryesor |
|
Prodhuesi | Timothy Marx |
Kinematografia | Fred "Buzz" Feitshans IV |
Montazhieri | Brian Merken |
Vendosja e kamerave | Single-camera |
Kohëzgjatja | 18–21 minuta |
Kompanitë e prodhimit |
|
Shpërndarësi | Warner Bros. Domestic Television Distribution |
Transmetimi | |
Programi origjinal | CBS |
Formati i pikturës | HDTV 1080i |
Formati i zërit | Dolby Digital 5.1 |
Transmetimi origjinal | shtator 25, 2017 (2017-09-25) – akoma (akoma) |
Kronologjia | |
Shfaqje të ngjashme | The Big Bang Theory |
Lidhje të jashtme | |
Faqja e rrjetit |
Zhvillimi i serialit ka filluar në nëntor 2016, nga një ide fillestare që Parsons ua kaloi producentëve të The Big Bang Theory. Marsin e ardhshëm, Armitage dhe Perry u morën si aktorë, dhe seriali u porosit nga CBS. Young Sheldon u shfaq premierë si një pamje paraprake speciale më 25 shtator 2017 dhe u zgjodh për një sezon të plotë që filloi të transmetohej çdo javë nga 2 nëntori 2017. Në mars 2021, CBS përtëriu serialin deri në një sezon të shtatë. Sezoni i gjashtë u shfaq premierë më 29 shtator 2022.