Ismet Inony
Presidenti i 2-të i Republikës së Turqisë From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Mustafa Ismet Pasha ose Ismet Inony (IPA-tr: [isˈmet ˈinœny]; 24 shtatot 1884 – 25 dhjetor 1973) ishte gjeneral turk[1] dhe shërbeu si president i vendit nga viti 1938 deri më 1950. Ai gjithashtu shërbeu si Shef i Shtabit të Përgjithshëm Turk nga viti 1922 deri më 1924. Pas deklarimit të Republikës, Inony shërbeu si kryeministër i parë duke shërbyer në tre mandate: nga viti 1923 deri më 1924, 1925 deri më 1937 dhe 1961-1965.
Remove ads
Familja
Ismet Inony lindi te Haxhi Reshit dhe Xhevriye (më vonë Xhevrije Temelli), dhe ishte me prejardhje kurde nga ana e babait të tij dhe me prejardhje turke përmes nënës së tij. Xhevrije ishte vajza e profesorit Hasan Efendi që i përkiste ulemave dhe ishte anëtar i një familjeje turke të Razgradit.
Karriera ushtarake
Ismet Pasha u diplomua në Shkollën Perandorake të Inxhinierisë Ushtarake në 1903 si oficer armësh dhe mori detyrën e tij të parë ushtarake në Ushtrinë Osmane. Ai u bashkua me Komitetin "Bashkim e përparim". Ai fitoi fitoret e tij të para ushtarake duke shtypur dy kryengritje të mëdha kundër Perandorisë Osmane në përpjekje, së pari në Rumelia dhe më vonë në Jemen, udhëheqësi i të cilit ishte Jahja Muhamed Hamid ed-Din. Ai shërbeu si oficer ushtarak gjatë Luftërave Ballkanike në frontin osmano-bullgar.
Remove ads
Vdekja
Ai ndërroi jetë të martën, 25 dhjetor 1973, në Pavijonin Rozë në ora 16:05, në moshën 89 vjeç.
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads