Abdurrahman Abdi Pasha

From Wikipedia, the free encyclopedia

Abdurrahman Abdi Pasha
Remove ads

Abdurrahman Abdi pashë Arnauti ose Bonati (turqisht: Arnavut Abdurrahman Abdi Paşa; 1616–1686) ishte politikan dhe udhëheqës ushtarak osman me origjinë shqiptare, i cili shërbeu si guvernatori i fundit i provincës së Budinit.[1]

Fakte të shpejta Lindi, Vdiq ...
Remove ads

Jeta

Nga fshati Çiçull[2], afër Peqinit, Shqipëri, ka qenë farefis i Hasan pashë Hoxhollit nga Dibra.[3] Më 1666 ka urdhëruar ndërtimin e një xhamie, një hamami, çeljen e shtatë krojeve, dhe ndërtimin e disa haneve, dyqaneve e urave; ndërtime në sajë të të cilave iu dha Peqinit statusi i kasabasë.[4]

Në vitin 1669 u bë aga i jeniçerëve, ndërsa më 1674 fitoi gradën e vezirllëkut dhe pozitën e valiut të Bagdadit. Prej atje më 1679 shkoi në Egjipt, kurse në vitin 1681 u emërua vali i Bosnjës. Në vitin 1682 ishte muhafiz (komandant) i kalasë së Kamenicës, kurse në vitin 1684 u bë vali i Budimit. Në vitin 1685 qe komandant i ushtrisë osmane në Hungari dhe po atë vit shkoi vali në Halep.[5]

Në vitin 1686 shkoi përsëri vali në Budim, ku duke qenë në këtë pozitë, u përball me mësymjen e një ushtrie të krishterë.

Peqin ndërtoi Xhaminë e Sahatit dhe Kalanë e Peklinjes. Ai përveç vakëfeve që ka lënë në Peqin, ka rinovuar edhe tyrben e Ma’rûf’ul-Kerhi-t në Bagdad.[3]

Udhëheqja ushtarake

Abdurrahman Abdi Pasha mori udhëheqjen ushtarake të Budinit më 1682 dhe u bë guvernator i Hungarisë së pushtuar nga Osmanët më 1684. Në vitin 1684, u krijua Lidhja e Shenjtë me synimin për t'i dhënë fund kërcënimit osman për Evropën, duke dëbuar osmanët nga Hungaria, të cilën ata e kishin sunduar për 145 vjet. Me iniciativën dhe mbështetjen financiare të Papa Inoçentit XI, Perandori i Shenjtë Romak, Mbreti i Polonisë dhe Republika e Venedikut dërguan 80.000 trupa në Budin dhe Hungari. Ushtria përbëhej nga trupa saksone, bavareze, brandenburgase dhe suedeze, me një numër më të vogël nga Italia, Anglia, Franca dhe Spanja, dhe rreth 15,000 hungarezë. Ushtritë drejtoheshin nga Princi Çarlls i Lorenës, Zgjedhësi bavarez Maximilian II Emanuel, Margrave i Badenit Louis William dhe Princi Euxhen i Savojës, të gjithë udhëheqës të shquar ushtarakë të kohës.

Në qershor 1686, ushtria e krishtere rrethoi Budinin. Qyteti ishte i pajisur mirë me ushqime, ujë dhe barut, por vetëm 8000 ushtarë ishin të vendosur brenda; edhe pse osmanët kishin premtuar 50.000 trupa, ato ende nuk kishin ardhur.

Vdekja

Thumb
Vdekja e shqiptarit Abdurrahman Abdi Pashë gjatë Betejës së Budës (1686).
Thumb
Memoriali i Abdurrahman Pashës në Kalanë e Budës

Forcat ndihmëse të Vezirit të Madh Sulejman nuk arritën kurrë për të mbështetur trupat brenda Budës. Pas më shumë se 2 muajsh bombardimesh dhe një sërë sulmesh të pasuksesshme, qyteti u shndërrua në hi në ditët e para të shtatorit 1686. 3000 nga trupat e tij mbijetuan, por vetë Abdurrahman Pasha u vra në rreshtat e parë kur më 2 shtator, trupat e perandorit Habsburg thyen muret veriore duke i dhënë fund sundimit 145 vjeçar osman mbi Budën.

Një memorial për komandantin e ndjerë, vezirin e fundit të Budës, qëndron në bastionin Anzhu të kështjellës së Budës, në gjysmë të rrugës midis Muzeut Historik Ushtarak dhe Portës së Vjenës. Memoriali u ngrit në vitin 1932 nga pasardhësit e György Szabo, një ushtar hungarez i ushtrisë çlirimtare i cili gjithashtu ra në këtë vend më 2 shtator. Mbishkrimi, në hungarisht dhe turqisht, thotë: “Guvernatori i fundit i sovranitetit turk 145-vjeçar Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha vdiq pranë këtij vendi pasditen e 2 shtatorit 1686, në vitin e 70-të të jetës së tij. Ishte armik heroik, u prehtë në paqe!"[1]

Remove ads

Shihni gjithashtu

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads