Alfabeti i Veso Beut
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Alfabeti i Gjirokastrës i njohur edhe si Alfabeti i Veso Beut është një nga alfabetet origjinale të gjuhës shqipe të shekullit XIX. [1]

Përmbledhje
Alfabeti i Gjirokastrës është emërtuar sipas qytetit të Gjirokastrës në Shqipërinë e Jugut ku u ndesh për herë të parë nga studiuesi Johann Georg von Hahn, dhe gjithashtu edhe sipas Veso Beut, një bej i pasur vendas nga familja me ndikim Alizoti që i dha alfabetin Johan Georg von Hahnit, i cili pastaj e botoi në vitin 1854 në veprën e tij me titull "Albanesische Studien", në Jena. [2]
Sipas Hahn, alfabeti iu dha nga Veso beu dhe ishte përdorur aq larg brenda qarqeve të familjes Alizoti. [2]
"Më në fund, një alfabet tjetër nga Shqipëria e Jugut duhet shënuar këtu, të cilin autori e zbuloi me ndihmen e Veso Beut, një kryetar gjirokastrit nga familja e Alisot Pashalides. Si djalë, Veso Bej e mësoi alfabetin prej një hoxhe shqiptar si një alfabet sekret i trashëguar nga familja e tij dhe e përdorte vetë për letërkëmbim me farefisin e tij."
Alfabeti, ndoshta vërtetë i fshehtë, [3] përmban 22 shkronja. [4]
Remove ads
Shih edhe
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads