Anbeta Toromani
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Anbeta Toromani (lindur më 2 prill 1979) është balerinë dhe koreografe.
Arsimi
Ka përfunduar Akademinë Kombëtare të Dancit dhe më pas u perfeksionua në Baku, Azerbajxhan. Pas kthimit filloi punë në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Karriera
Gjatë karrierës së saj, ka interpretuar role kryesore në baletet "Giselle", "Don Chisciotte", "Cenerentola", "Paquita" dhe "Carmen". Në sezonin 2002–2003 mori pjesë në emisionin italian “Amici”, ku arriti deri në finale. Regjisori Patrick Rossi Gastaldi e zgjodhi për të kërcyer në shfaqjen "L'Histoire du Soldat" me Rocco Papaleo. Që nga viti 2003, është pjesë e kastit të programit “Amici” si balerinë e parë.
Midis çmimeve të saj janë Çmimi Gino Tani (2004) për artin në spektakël dhe Çmimi Danza & Danza (2005). Në dy sezonet e fundit është ftuar të performojë në Sferisterio di Macerata në shfaqjet “Macbeth” dhe “Carmen”, me koreografi nga Gheorghe Iancu dhe regji nga Premio Oscar Dante Ferretti.
Në verën e vitit 2009, ishte protagoniste në "Anbeta & Jose – Tur 2009", një mbrëmje gala që riktheu Anbetën në skenë bashkë me një grup kërcimtarësh nga kompanitë më të njohura ndërkombëtare.
Në vitin 2010, u ftua nga Teatri San Carlo i Napolit për disa mbrëmje gala, si dhe në Sferisterio di Macerata për shfaqjen “I Lombardi all'ultima crociata”, me regji të Pier Luigi Pizzi dhe koreografi të Gheorghe Iancu.
Në vitet 2010 dhe 2011, u rekomandua për Festivalin e Filmit "Danza del Giffoni". Në vitin 2012, u ftua të performojë në gala të rëndësishme në Parma, Udine për Kryqin e Kuq Italian dhe në Mirandola për viktimat e tërmetit, ku interpretoi në baletet "Carmen" dhe "Romeo e Xhulieta" me koreografi të maestro Amedeo Amodio.
Në vitin 2013, u ftua nga Opera e Bratislavës për shfaqjen “Romeo dhe Xhulieta” të Massimo Moricone.
Remove ads
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads