Lashtësia klasike
epoka e grekëve dhe romakëve të lashtë From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Antikiteti klasik (i njohur gjithashtu edhe si epoka klasike ose periudha klasike) është periudha e historisë kulturore midis shekullit VIII p.e.s. dhe shekullit VI p.e.s. me qendër në Detin Mesdhe, dhe që përfshin civilizimet ndërlidhëse të Greqisë antike, Romës antike dhe Ilirisë. Antikiteti paraqet periudhën në të cilën shoqëritë greke dhe romake lulëzuan dhe patën ndikim të madh në pjesën më të madhe të Evropës, Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore.
Remove ads
Përmbedhje
Në mënyrë konvencionale, si kohë e fillimit merret vepra poetike e Epikës Greke shkruar nga Homeri (shekulli VIII-VII p.e.s.), dhe vazhdon përmes shfaqjes së Krishterimit dhe rënies së Perandorisë Romake Perëndimore (shek. V p.e.s.). Kjo periudhë përfundon me rënien e kulturës klasike gjatë antikitetit të vonë (250–750), një periudhë që mbivendoset me mesjetën e hershme (600–1000). Një shtrirje kaq e gjerë e historisë dhe territorit përfshin shumë kultura dhe periudha të ndryshme. Antikiteti klasik mund t'i referohet gjithashtu një vizioni të idealizuar midis njerëzve të mëvonshëm të asaj që, sipas fjalëve të Edgar Allan Poe, cilësohet si "lavdia që kishte Greqia dhe madhështia që kishte Roma". [1]
Kultura e grekëve të lashtë, së bashku me disa ndikime nga Lindja e Afërt e lashtë, ishte baza e artit, filozofisë, shoqërisë dhe arsimit, deri në periudhën perandorake romake. Romakët ruajtën, imituan dhe përhapën këtë kulturë në Evropë, derisa ata vetë ishin në gjendje të konkurrojnë me të, dhe bota klasike filloi të flasë Latinisht, si dhe Greqisht. [2] Kjo bazë kulturore greko-romake ka qenë jashtëzakonisht ndikuese në gjuhën, politikën, ligjin, sistemet arsimore, filozofinë, shkencën, luftën, poezinë, historiografinë, etikën, retorikën, artin dhe arkitekturën e botës moderne. Mbijetesa e fragmenteve të kulturës klasike çoi në një fillim të ringjalljes në shekullin XIV, i cili më vonë u bë i njohur si Rilindja, dhe ringjallje të ndryshme neoklasike ndodhën edhe në shekujt XVIII dhe XIX. [3][4][5][6]
Remove ads
Periodizimi
Lidhur me periodizimin e antikitetit klasik ekzistojnë dallime dhe mospajtime të konsiderueshme mes studiuesve dhe historianëve. Megjithatë njëri nga periodizimet e ndan antikitetin klasik në tri etapa (nënperiudha) kryesore:
- Periudha e Greqisë së lashtë (prej shek. VIII deri në kohën e Aleksandrit të Madh)
- Periudha heleniste (pas kohës së Aleksandrit të Madh)
- Periudha romake (ekzistojnë mospajtime lidhur me kohën e mbarimit të periudhës helene dhe fillimit të periudhës romake. Sipas disave pikëpamjeve, periudha romake fillon me fundin e Luftës së Dytë Punike, rreth vitit 200 p.e.s. e sipas disa të tjerëve fillon me pushtimin e Egjiptit nga ana e Perandorisë Romake, viti 30 p.e.s.)
Periodizimi tjetër e ndan antikitetin klasik kështu:
- Periudha arkaike (prej shek. VIII deri në shek. V p.e.s.)
- Greqia klasike (shekujt V - IV p.e.s.)
- Periudha helenistike (323 – 146 p.e.s.)
- Republika Romake (shekujt V - I p.e.s.)
- Perandoria Romake (shek. I p.e.s. - shek. V e.s.)
- Antikiteti i vonë (shekujt IV - VI)
Remove ads
Shih edhe
Literatura
- Boatwright, Mary T., Daniel J. Gargola, and Richard J. A. Talbert. 2004. The Romans: From village to empire. New York and Oxford: Oxford Univ. Press
- Bugh, Glenn. R., ed. 2006. The Cambridge Companion to the Hellenistic world. Cambridge, UK: Cambridge Univ. Press.
- Burkert, Walter. 1992. The Orientalizing revolution: The Near Eastern influence on Greek culture in the early Archaic age. Translated by Margaret E. Pinder and Walter Burkert. Cambridge, MA: Harvard Univ. Press.
- Erskine, Andrew, ed. 2003. A companion to the Hellenistic world. Malden, MA, and Oxford: Blackwell.
- Flower, Harriet I. 2004. The Cambridge Companion to the Roman Republic. Cambridge, UK: Cambridge Univ. Press.
- Green, Peter. 1990. Alexander to Actium: The historical evolution of the Hellenistic age. Berkeley: Univ. of California Press.
- Hornblower, Simon. 1983. The Greek world 479–323 BC. London and New York: Methuen.
- Kallendorf, Craig W., ed. 2007. A Companion to the Classical Tradition. Malden, MA: Blackwell.
- Kinzl, Konrad, ed. 2006. A Companion to the Classical Greek world. Oxford and Malden, MA: Blackwell.
- Murray, Oswyn. 1993. Early Greece. 2nd ed. Cambridge, MA: Harvard Univ. Press.
- Potter, David S. 2006. A companion to the Roman Empire. Malden, MA: Blackwell
- Rhodes, Peter J. 2006. A history of the Classical Greek world: 478–323 BC. Blackwell History of the Ancient World. Malden, MA: Blackwell.
- Rosenstein, Nathan S., and Robert Morstein-Marx, eds. 2006. A companion to the Roman Republic. Oxford: Blackwell.
- Shapiro, H. Alan, ed. 2007. The Cambridge Companion to Archaic Greece. Cambridge Companions to the Ancient World. Cambridge, UK, and New York: Cambridge Univ. Press.
- Shipley, Graham. 2000. The Greek world after Alexander 323–30 BC. London: Routledge.
- Walbank, Frank W. 1993. The Hellenistic world. Revised ed. Cambridge, MA: Harvard Univ. Press.
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads