Aparteidi në Izrael

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Izraeli dhe analogjia e aparteidit është një qasje kritikuese ndaj qeverisë izraelite, qasje e cila akuzon Izraelin për ushtrimin e aparteidit ndaj palestinezëve, veçanërisht për pushtimin e Bregut Perëndimor; termi aparteid në këtë kontekst i referohet nocionit që ky term mbart në ligjin ndërkombëtar, ose mund t'i referohet analogjisë krahasuese me aparteidin në Afrikën e Jugut.[1] Disa studiues përfshijnë brenda termit aparteid edhe trajtimin diskriminues ndaj qytetarëve arab të Izraelit, duke e përshkruar statusin e tyre social si qytetarë të klasit të dytë.[2] Ithtarët e kësaj analogjie nënvizojnë një seri elementësh historikë që i përkasin asaj që cilësohet si “sistem kontrolli” në territoret e zaptuara palestineze, që përkon me përkufizimin e aparteidit në ligjin ndërkombëtar ose janë të ngjashme me karakteristikat që dominuan përgjatë regjimit të aparteidit në Afrikën e Jugut. Këto karakteristika përfshijnë sistemin e mjeteve identifikuese, vendbanimet izraelite në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në tokat e uzurpuara palestineze, rrugë të ndara për izraelitët dhe palestinezët, pikat e kontrollit kufitaro-ushtarak izraelit, muri izraelit në Bregun Perëndimor (i cilësuar nga izraelitët si mburojë kundër terrorizmit palestinez), përdorimi i palestinezëve si krah pune i lirë, pabarazi në të drejtat ligjore, infrastrukturë, aksesin ndaj tokës dhe burimeve midis palestinezëve dhe izraelitëve të ardhur.[3] [4]

Kjo analogji ka shkaktuar polemika në rrethet akademike, hetuesit në OKB,[5] Kongresi Kombëtar Afrikan,[6] grupet e të drejtave të njeriut,[7][8] si dhe midis politikanëve izraelitë.[9] Izraeli, mbështetësit e tij si dhe një numër akademikësh dhe studiuesish e hedhin poshtë këtë analogji. Kritizierë të analogjisë shprehen se krahasimi është nga ana faktike dhe morale i gabuar dhe ka për synim deligjitimimin e Izraelit. Kundërshtarët e analogjisë e mohojnë krahasimin e uzurpimit të rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor nga Izraeli me aparteidin në Afrikën e Jugut, duke argumentuar se të dyja këto territore nuk janë pjesë e sovranitetit izraelit dhe qeverisen nga Autotitetet palestineze dhe qeveria e Hamasit në Gaza,si dhe ato nuk mund të krahasohen me politikat e brendshme të aparteidit në Afrikën e Jugut. Mbështetësit i krahasojnë territoret e rrethuara me Bantustanin, të themeluar në Afrikën e Jugut, që klasifikoheshin si “vetë-qeverisje” ose “të pavarura”.[10][11]

Në dhjetor 2019, Komiteti për Eleminimin e Diskriminimit Racor dha vendimin se ankesa e paraqitur nga Shteti i Palestinës kundër Izraelit për shkelje të detyrimeve të tij sipas Konventës Ndërkombëtare për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor është legjitime dhe tani do të shqyrtohet ankesa mbi regjimin e aparteidit nga Izraeli në Bregun Perëndimor.[12][13] Në janar 2021, organizata izraelite për të drejtat e njeriut B’Tselem publikoi raportin ku nënvizoheshin gjetjet që plotësonin ankesën për cilësimin e regjimit të Izraelit si aparteid.[14] Në prill 2021 Human Rights Watch u bë organizata e parë ndërkombëtare që deklaroi se Izraeli kishte kaluar pragun, pas dekash të tëra paralajmërimesh,[15] dhe ngriti akuza ndaj zyrtarëve izraelitë për instalimin e regjimit të aparteidit dhe persekutimit nën ligjin ndërkombëtar duke bërë thirrje për investigim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Palestinë, duke u shndërruar në organizatën e parë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që mban këtë qëndrim.

Mbështetës të analogjisë shprehen se disa prej ligjeve diskriminojnë në mënyrë direkte dhe indirekte mbi bazën racore, duek privilegjuar qytetarët izraelit. Këtu përfshihet Ligji i Rikthimit, si dhe shumë ligje të tjera që lidhen me sigurinë, aksesin ndaj tokës, shtetësinë, përfaqësimi politik në legjislacion, edukim dhe kulturë. Projektligji i Shtetit-komb të Izraelit është cilësuar ndërkombëtarisht si diskriminues,[16] dhe është konsideruar nga pjesëtarë të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, deputetë opozitarë si legjitimues të regjimit të aparteidit.[17][18]

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads