Beteja e Ankarasë

From Wikipedia, the free encyclopedia

Beteja e Ankarasë
Remove ads

Beteja e Ankarasë ose Angorës u zhvillua më 20 korrik 1402 në fushën e Çubukut afër Ankarasë, midis forcave të sulltanit osman Bajazit I dhe emiritPerandorisë Timuride, Timurit. Beteja ishte një fitore e madhe për Timurin, dhe ajo çoi në Interregnum osman.[6]

Fakte të shpejta Date, Vendi ...
Remove ads

Prapavija

Timuri, një turko-mongol nga Transoksiana (tani Uzbekistani), kishte ndërtuar një perandori në Azinë Qendrore gjatë viteve dhe u bë sundimtari më i fuqishëm në Azinë Qendrore që nga Xhingis Han.[7] Ai u përpoq të rindërtonte perandorinë mongole.[8] Në vitet 1380 dhe 1390, ai hyri dhe pushtoi pjesë të Persisë (përfshirë Armeninë, Azerbajxhanin dhe Mesopotaminë e Epërme), shkatërroi Rusinë jugore dhe Ukrainën (1395–96), dhe pushtoi Indinë (1398).[9] Edhe pse kishte pasur tensione midis osmanëve dhe mongolëve, asgjë nuk do të garantonte një luftë, derisa Bajazidi kërkoi haraç nga një emir besnik ndaj Timurit, të cilin ai e kuptonte se ishte personale dhe një arsye për luftë.[10] Në 1400–01 Timur mori Sivasin nga osmanët, pjesë të Sirisë nga mamlukët dhe më pas u drejtua drejt Anadollit.[10]

Ndërkohë, në vitin 1402, osmanët kishin bërë fushatë në Evropë. Bajazidi ndërpreu bllokadën e Kostandinopojës dhe marshoi në Ankara pasi Timuri e zhvendosi përsëri ushtrinë e tij në juglindje në verën e vitit 1402.[10]

Remove ads

Trupat

Është vlerësuar se ushtria Timurid numëronte 140,000,[4] kryesisht kalorës, dhe gjithashtu 32 elefantë lufte.[10] Ushtria e Bajazitit numëronte 85.000 veta.[4][10] Burimet historike e ekzagjeruan numrin e trupave në përmasa joreale: Ahmed ibën Arabshah pretendoi 800,000 trupa Timurid, ndërsa një dëshmitar gjerman pretendoi 1.6 milionë, për shembull.[11]

Forca osmane përfshinte kontingjente nën drejtimin e djemve të tij, Gazitë, jeniçerët, vasalët myslimanë anadollakë dhe vasalë të ndryshëm evropianë (të krishterë ballkanikë). Ndër vasalët serbë që morën pjesë ishin Stefan Lazareviqi, Vuk Lazareviqi, Gjuragj Brankoviqi dhe vëllai i tij Grgur Brankoviq,[12] dhe ndër shqiptarë ishin Koja Zaharia, Dhimitër Jonima, Gjon Kastrioti dhe ndoshta Tanush Major Dukagjini. Vasalët e krishterë që nuk morën pjesë përfshijnë Zetan Konstantin Balshiqin.[13] Një e katërta e trupave osmane ishin tatarët e pushtuar së fundmi.[10]

Remove ads

Referime

Zhurnalet
Remove ads

Shënimet

  1. Bejlikët e Anadollit dhe Tatarët e Zi dezertuan në anën e Timuridëve gjatë betejës..

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads