Charmed
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Charmed ishte një serial i prodhuar në ShBA nga "The WB". Seriali filloi më 7 tetor 1998 dhe mbaroi më 21 maj 2006.
Remove ads
Përmbajtja
Seriali fillon kur tre motrat Prue (Shanen Doherty), Piper (Holly Marie Combs) dhe Phoebe (Alyssa Milano) Halliwell, rikthehen në shtëpinë e tyre në San Francisco, gjashtë muaj pas vdekjes së gjyshes.
Më e vogla e motrave, Phoebe, gjen një libër me emrin "The Book of Shadows" (Shqip: "Libri i Hijeve") në papafingon e kësaj shtëpie, dhe pa dashje ajo lexon me zë nga libri, dhe kështu ajo dhe motrat e saj marrin fuqitë magjike që ju takojnë :
- Prue mund të lëvizë gjëra më fuqinë e mendjes (Telekinesis), dhe në sezonet e mëtejshme te serialit, ajo ka edhe fuqinë e projektimit yjor (Astral Projection).
- Piper mund te ndaloje molekulat e çdo trupi (Temporal Stasis), në në sezonet e mëtejshme, ajo mund te shpërtheje gjëra (Molecular Combustion).
- Phoebe ka fuqine që të shikoje në të ardhmen (Premonitions), te shkuaren (ClairVoyance), më pas edhe fuqine e levitimit (Levitation), dhe të empatise (Empathy), aftesi per te percjelle ndjenjat.
- Paige është gjysmëmotra e tyre. Kur Prue vdes, Phoebe dhe Piper e zbulojnë se Paige është motra e tyre, dhe sezonat në vazhdim kalojnë me Paige. Paige ka fuqinë e treshes "charmed", por pasi babai i saj ka qenë rrezatues i bardhë (ndryshe nje engjell), ajo poashtu ka fuqite e një rrezatueseje të bardhe.
- Leo është një rrezatues i bardhë, i cili dashurohet me Piper. Edhe Piper dashurohet me Leon, dhe ata martohen, e më pas bëjnë dy fëmijë : Wyatt dhe Chris.
- Darryl Morris është një polic i cili luan që prej sezonit të parë. Ai e di sekretin e të magjepsurave, prandaj tre motrat dhe Darryl bashkëpunojnë majft shpesh. Roli i tij është rol pozitiv.
- Cole- Nje gjysemdemon i cili bie ne dashuri me Phoebe-n dhe martohet me te. Më tej Phoebe kupton që ai kishte mbetur nje demon, megjithese donte shume te ishte nje njeri i thjështë per te jetuar një jetë normale me të. Por vetëm dëshira nuk mjafton, kështu që ajo me motrat e saj detyrohen ta vrasin.
Remove ads
Aktorët
- Prue - Shannen Doherty
- Piper - Holly Marie Combs
- Phoebe - Alyssa Milano
- Paige - Rose McGowan
- Leo Wyatt - Brian Krause
- Cole - Julian McMahon
- Wyatt (i vogel) - Jason Simmons
- Chris (i madh) - Drew Fuller
Shih edhe
Lidhje të jashtme
- Faqja e stacionit "The WB" për Charmed
- Citate nga seriali Charmed Arkivuar 28 gusht 2019 tek Wayback Machine
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads