Dmitri Medvedev
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Dmitrij Anatoljeviç Medvedievi (Дми́трий Анато́льевич Медве́дев; lindi më 14 shtator 1965) është një politikan rus që shërben si Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë që nga viti 2020.[1] Medvediev shërbeu si President i Rusisë nga viti 2008 deri më 2012 dhe pastaj si Kryeministër nga viti 2012 deri më 2020.[2]
Si president, agjenda kryesore e Medvediev ishte një program i gjerë modernizimi, që synonte modernizimin e ekonomisë dhe shoqërisë ruse dhe pakësimin e mbështetjes së vendit në naftë dhe gaz.
Ai shërbeu për një mandat të vetëm në detyrë dhe u pasua nga Vladimir Putin në zgjedhjet e vitit 2012. Medvediev u emërua më pas nga Putini si Kryeministër. Ai dha dorëheqjen si kryeministër së bashku me pjesën tjetër të qeverisë më 15 janar 2020 për të lejuar presidentin Putin të bënte ndryshime të mëdha kushtetuese; ai u pasua nga Mihail Mishustin më 16 janar 2020. Të njëjtën ditë, Putini emëroi Medvediev në zyrën e re të nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit.[3]
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads