Dita Ndërkombëtare e Pyjeve
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është një ditë ndërkombëtare e cila shënohet më 21 mars.[1] Si e tillë ajo është shpallur me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratuar më 28 nëntor të vitit 2012. [2] Çdo vit, ngjarje të ndryshme shënojnë këtë ditë duke ngritur dhe formësuar vetëdijen për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve, si dhe pemëve jashtë pyjeve, në dobi të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm. [3] [4] Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve vendet inkurajohen të ndërmarrin përpjekje për të organizuar aktivitete lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare që përfshijnë pyje dhe pemë, siç janë fushatat për mbjelljen e pemëve. Sekretariati i Forumit të Kombeve të Bashkuara për Pyjet, në bashkëpunim me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë, inkurajon shënimin e ngjarjeve të tilla në bashkëpunim me qeveritë, Partneritetin Bashkëpunues për Pyjet dhe organizatat ndërkombëtare, rajonale dhe vendore. [5] Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është shënuar për herë të parë më 21 mars të vitit 2013.

Remove ads
Shih edhe
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads