Djelmnia e Shalës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
"Djelmnia e Shalës" u krijua në Shalë të Dukagjinit të Shkodërs, në Shqipëri, për një çerek shekulli me në krye me Mehmet Shpendin (1890-1915).
“Djelmnia e Shalës” krijimi
“Bashkimi i Djelmnis së Shalës”, që do të thotë Beslidhja e Vegjëlis (Rinis) së Armatosun, u themelua rreth vitit 1890. Ideatori, themeluesi dhe udhëheqësi kryesor ishte Strategu i luftës Popullore Mehmet Shpendi kryetar, anëtar; Çun Nika, Marash Delia, Ded Lulashi, Bejto Ndoci, Vat Gjeloshi, Binak Vata, Binak Kola, Macel Delia, etj, (në listën e vitit 1908-të kishte 92 anëtar). Ai e themelon këtë formacion luftëtarësh Kombëtarë me ëmrin "Djelmënia e Shalës", të cilin e udhëhoqi në luftëra dhe kuvende burrash, aty ku merreshin vëndime të mëdha dhe me rëndësi jetike për mbrojtjen e trojeve Shqiptare, duke i udhëhequr ata me sukses për 25-vjet me rradhë, derisa u vra në pabesi nga Malazezët në vitin 1915-të.
Ishte organizata e parë opozitare Demokratike në Dukagjin, e në Malësi të Veriut, e veçantë në llojin e vet në trojet Shqipëtare. Djelmnia e Shalës u organizue së pari në Shalë dhe u përhap shumë shpejt në bajrakët e tjerë të Dukagjinit, si Shosh, Pult, Kiri, Shllak, Temal dhe Nikaj e Mertur, k’jo nuk u zgjerua në asnjë krahin tjetër të Malësis. Djelmnia e Shalës me në krye Mehmet Shpendin, përfaqësuan Dukagjinin, në përpjekjet e tyne për pavarësi të Shqipëris përkrah Dedë Gjo Lulit dhe Bajram Currit.
"Djelmnia e Shalës" ishte forca më e madhe Kombëtare Shqiptare në Malësi, vëndimet e Djelmnisë pranoheshin kudo. Vetëm ato ishin të plotëfuqishme për të gjithë; për popull, për krenë, bajraktar dhe flamurtar, si në kohë lufte ashtu edhe në raste paqesh të përkohshme të cilat ishin të pakta dhe të shkurtëra në ato anë. Djelmnia u ba organi ekzekutues i të gjitha vëndimeve të marruna prej krenve të bajrakut. Djelmnia me punën dhe luftën e saj, i pat ngritun peshë zëmrat e tanë vegjëlis Dukagjinase, ndonse ajo veproj në kushtet e sundimit të plotë të kanunit të maleve dhe të pushtuesit të egër Osman Turk. Shëmbulli i Djelmnis dhe sundet e vnueme prej saj, tregojnë qartë se jeta në Malësi nuk ishte krejt e mbyllun dhe vecantë.
Remove ads
Pak histori dhe veprimtaria
Qyshë në vitin 1872, kundërshtimi popullor kaloj në një opozitë të përherëshme, gjëndja kishte arritun në një far caku, ku shoqëria Malësore e mbushun me kontradita nuk mund të qeverisej ma si përpara. Veprimtaria luftarake e “Djelmnis së Shalës” me në krye Mehmet Shpendin, merr hov sidomos nga viti 1878, pas formimit të Lidhjes së Prizrenit, kur i prirë nga Flamuri i saj Kombëtar, vihet prapë në krye të përpjekjeve për liri, duke marrë pjesë në shumë beteja të ashpra për mbrojtjen e trojeve Shqiptare të asaj kohe, përveç ekspeditave Turke rrezikoheshin pareshtur edhe nga pushtuesit Malazezë të Knjaz Nikollës.
Prijësi i “Djelmnis së Shalës” Mehmet Shpendi, bashkë me Dedë Gjon Lulin dhe lutëtarët e tij, shkëlqyen me trimëritë e treguara qysh në betejën e Rrzhanicës kundër forcave Malazeze të komanduara nga Mark Milani, duke e thyer atë me turp, në sulmin pushtues që kishte nisur në krye të ushtrisë Malazeze, kundër trojeve tona Kombëtare në atë pjesë të Atdheut. "Djelmnia e Shalës”, do t’u dilte në mbrojtje fshatrave të Rrjollit dhe Lohës, nga tendencat e pareshtura Turke për ndëshkimin e tyre, por edhe në vitin 1897 doli hapur kundër futjes pa luftë të ushtrisë Turke në Shalë dhe trevën e Dukagjinit.
Shënim; Për veprimtrin e shquar të “Djelmnis së Shalës”, (më të detajuera janë, tek faqja e Heroit të Popullit Mehmet Shpendi).
Remove ads
Shih edhe këtë
Mehmet Shpendi, Marash Delia, Vat Gjeloshi, Dedë Gjo Luli, Ndok Gjeloshi, Beteja e Qafës së Agrit.
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads