Duai

komunë në departamentin Nord, Francë From Wikipedia, the free encyclopedia

Duai
Remove ads

Douai ( Frëngjisht: [dwɛ]  ( dëgjoni) Pikard: Doï  ; Holandisht: Dowaai; Shqip: Duai) është një qytet në departamentin NordFrancën veriore. Është nënprefekturë e departamentit. [1] E vendosur në lumin Scarpe rreth 40 km nga Lila dhe 25 km nga Arras, Duai është shtëpia e një prej kambanoreve më mbresëlënëse të rajonit.

Fakte të shpejta Doï (Pikardisht), Vendi ...
Remove ads

Historia

Vendndodhja e saj ndoshta korrespondon me atë të një kështjelle romake të shekullit të 4-të të njohur si Duacum. Nga shekulli i 10-të, qyteti ishte një çiflig neolatin i kontëve të Flandrës . Qyteti ishte një qendër e lulëzuar e tregut të tekstilit gjatë Mesjetës. Në 1384, qarku i Flandrës kaloi në domenet e Dukës së Burgundisë dhe prej andej në 1477 në zotërimet e Habsburgëve.

Në 1667, Duai u mor nga trupat e Luigjit XIV të Francës, dhe me Traktatin e Aix-la-Chapelle të vitit 1668, qyteti iu dorëzua Francës. Gjatë rrethimeve të njëpasnjëshme nga 1710 deri në 1712, Duai u shkatërrua pothuajse plotësisht nga Ushtria Britanike. Deri në vitin 1713, qyteti u integrua plotësisht në Francë. Duai u bë selia e Parlamentit të Flandrës.

Remove ads

Ekonomia

Industritë kryesore të Duait janë në sektorët e inxhinierisë kimike dhe metalike.

Që nga viti 1970, Renault ka një linjë të madhe montimi automobilash aty pranë, të quajtur Usine Georges Besse pas vrasjes së CEO Georges Besse . Ajo prodhoi automjete të tilla si R14, R11, R19, Mégane dhe Scénic. Pas ndryshimeve në industri, ajo tanimë prodhon makina elektrike .

Stacioni hekurudhor Gare de Douai shërbehet nga trenat rajonalë për në Lilë, Arras, Lens, Amjens, Saint-Quentin dhe Valenciennes. Qyteti lidhet me rrjetin TGV, me trena me shpejtësi të lartë në Paris, Lion, Nantë dhe vende të tjera.

Remove ads

Popullatë

Më shumë informacion Viti, Pop. ...

universiteti

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads