Formula Një

From Wikipedia, the free encyclopedia

Formula Një
Remove ads

Formula Një, ose Formula 1 (zyrtarisht Formula One World Championship, shk. edhe F1) është klasi më i lartë i serisë së garimit automobilistik i organizuar Fédération Internationale de l'Automobile (FIA) dhe zotëruar nga Formula One Group. FIA Kampionati Botëror i Formula Një ka qënë një nga format parësore të garimit që nga sezoni i parë në 1950. Fjala "formula" në emër i referohet një grup rregullash që të gjithë makinat e pjesëmarrësve duhet t'i zbatojnë.[1] Një sezon i Formula Një përmban një seri garash, të njohura si Çmimet e mëdha, të cilat zhvillohet në të gjithë botën në cirkuite të ndërtuara ose në rrugë publike.

Fakte të shpejta Category, Country ...
Thumb
Imazhi i Mercedes Benz W196 me të cilin Juan Manuel Fangio fitoi titujt e viteve 1954 dhe 1955.
Thumb
Formula One World Championship SHBA, 2003

Rezultatet e çdo gare vlerësohen nga një sistem pikësh për të vendosur dy trofe: një për pilotë dhe një për konstruktorë. Pilotët duhet të kenë super licencën, klasa më e lartë e lejes së drejtimit që lëshohet nga FIA.[2] Garat duhet të zhvillohen në pista të graduara "1" (më parë "A"), gradimi më i lartë i lëshuar nga FIA.[2] Garat zakonisht zhvillohen në vendndodhje rurale në cirkuite të ndërtuara, por disa gara të tjera zhvillohen edhe në rrugë qyteti.

Për vitin aktual (2025) kalendari i Formula 1 përfshin 24 gara të veçanta të emëruara si Grand Prix (shqip: Çmimi i Madh). Çdo garë mban emrin e shtetit ku mbahet gara (me pak përjashtime) dhe vlerësohet me pikë për pozitën e arritur në garë. pilotit që ka mbledhur më shumë pikë i jepet në fund të sezonit titulli kampion botëror.

Prej vitit 1958, përveç pilotëve marrin pjesë edhe ekipet e konstruktorëve të makinave, të cilat kanë dy pilotë të cilët konkurrojnë për titullin e kampionit botëror të konstruktorëve. Kampionati i pilotëve dhe konstruktorëve të makinave sot numërohet në paralel, gjë që nuk ka qenë e njëjtë në të kaluarën, pasi më parë numëroheshin edhe garat e tjera në seri të garës për titullin e kampionit.

Remove ads

Pilotët Kampion të F1

Lista e Pilotëve te cilët kanë fituar Formula 1

Kampionët Botërorë të Formula 1

Më shumë informacion Piloti, Kombësia ...
Remove ads

Pistat e Formula1

Pistat e Formula 1 – Sezoni 2025

Më shumë informacion Nr., Grand Prix ...


Remove ads

Konstruktorët kampionë

Më shumë informacion Skuadra, Kombësia ...

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads