Filipi II i Maqedonisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Filipi II (greqisht e lashtë Fílippos V' Φίλιππος Β'; lindi rreth 382 p.e.s.; vdiq 336 p.e.s. në Aigai) ishte nga viti 359 deri në vitin 336 p.e.s. mbret i Maqedonisë së lashtë dhe i ati i Lekës së Madh.
Pas luftimeve dhjetëvjeçare kundër ilirëve, trakëve dhe qyteteve greke, ai e ngriti Maqedoninë në fuqinë epërore në Greqinë e lashtë. Pas një fitoreje ndaj athinasve dhe tebasve në Betejën e Heronejës në vitin 338 p.e.s., Filipi e bashkoi botën e shteteve greke në Lidhjen e Korintit, hegjemoni i së cilës ai vetë u la të zgjidhet. Suksesshmëritë e ushtrisë maqedonase nën udhëheqjen e të birit dhe pasuesit të tij Leka u bazuan thelbësisht në reformën ushtarake që ndërmori Filipi II.
Remove ads
Jeta
Filipi lindi në Pelle kryeqytetin e Maqedonisë. Ai ishte djali i Amyntasit III dhe gruas se tij Euridikes, një Princeshë Ilire.[1] Në rininë e tij ai u çua në Tebe si peng nga i dashuri i nënës së tij, Ptolemeu Aloros, për të siguruar aleancën ndërmjet tij dhe Tebesë. Kjo periudhe zgjati 3 vjet (368-365 para Krishtit). Gjatë kohës që ndenji atje ai morri nja edukim ushtarak dhe diplomatik nga Epaminonda. Në 364 para Krishtit ai u rikthye në Maqedoni. Vdekja e vëllezërve të vet Aleksandërit II dhe Perdikas III i kishte hapur rruge për në fron të cilin e morri në 359 para Krishtit.
Aftësitë ushtarake te cilat i zotëronte Filipi i sollën atij shumë suksese në fillim. Megjithatë atij i duhej të rregullonte një situatë e cila ishte përkeqësuar jashtë mase prej disfatës kundër Ilirëve ku kishte gjetur vdekjen edhe Perdika III. Paionasit dhe Thraket kishin pushtuar lindjen e vendit ndërsa Athinasit kërcënonin në jug. Duke përdorur diplomacinë si arriti t'i largonte Paionasit dhe Thraket me anë të shumave premtuese që do tu jepte. Pas kësaj arriti ta shkatërronte ushtrinë athinase prej 3000 hopliteve (359 P.K). Tashmë i lirë prej kundërshtareve ai u përpoq të forconte pozitat e tij në vend dhe sidomos ushtrinë. Risia e tij më e rëndësishme ishte te përdorte këmbësorinë te armatosur me sarissa, një shtize jashtëzakonisht e gjatë me të cilën u formua "Falanga Maqedonase".
Filipi ishte martuar me Audatën stërmbesë e mbretit Ilir të Dardanisë, Bardhyl. Megjithatë kjo nuk e pengoi te marshonte kundrejt Ilirëve në (358) dhe ti dërrmonte në një betejë të egër ku vdiqën 7000 ilire (357). Me këtë ai vendosi autoritetin e tij në Liqenin e Ohrit dhe në favor të Epirotëve.
Ai përdori edhe luftën sociale si një mundësi për zgjerim. Bëri një marrëveshje me Athinasit e cila nuk kishte mundur dot të pushtonte Amfiolisin, që komandonte minierat e arit në malin Pangaion. Ai do ta mposhte ketë qytet dhe do te ia jepte Athinasve në këmbim te qytetit Pydnas te cilin Maqedonasit e kishin humbur në 363. Megjithatë pasi pushtoi Amfiolisin ai i mbajti te dy qytetet. Pasi Athina i shpalli lufte ai lidhi aleance me "Lidhjen Kalkidiane te Olnysit". Me pas pushtoi Potidaean dhe kësaj radhe duke e mbajtur fjalën dhe ia dha Lidhjes (356) një vit përpara se te martohej me princeshën Epirote Olimpia, e cila ishte e bija e mbretit te Molosëve.
Në 356 p.k Filipi pushtoi edhe Creniden te cilës ia ndryshoi emrin në Filipi : atje themeloi një garnizon te fuqishëm i cili do te kontrollonte minierat e saj , te cilat i dhanë shume ar me ane te te cilave financoi fushatat ushtarake. Në te njëjtën kohe gjenerali i tij Parmenioni kishte mundur Iliret përsëri. Gjithashtu në 356 p.k lindi djali i tij Aleksandri dhe Filipi kishte fituar në gare me kuaj në lojërat Olimpike. Në 355-354 p.k ai rrethoi Methonen qytetin e fundit që kontrollonte Athina në gjirin Thermaik. Gjate rrethimit Filipi humbi një sy. Megjithë ardhjen e dy flotave Athinase qyteti ra në 354 p.k. Filipi gjithashtu sulmoi edhe dy qytete Thrake te vendosura në bregdet : Abdera dhe Maronea (354-353).

I përfshire edhe në luftën e 3 fetare që kishte shpërthyer në Greqi, Filipi në verën e 353 p.k ai pushtoi Thesaline duke mposhtur 7000 Fokeas nen vëllanë e Onomarkusit. Kjo e fundit mundi Filipin në dy beteja që pasuan. Filipi u kthye në Thesali veren e ardhshme me 20000 këmbësore dhe 3000 kalores duke përfshire te tere trupat Thesaliane te rekrutuar. Në betejën e Krokusit 6000 Fokeas vdiqën ndërsa 3000 te tjerë u burgosen dhe me vonë u mbytën. Kjo luftë i dha Filipit një prestigj të madh si dhe blerjen e lirë të Feraes një qytet në juglindje te Thesalisë. Ai gjithashtu u bë tagus i Thesalisë. Mori regjionin Magnesia që ndodhej në juglindje te Thesalisë së bashku me qytetin e saj kryesor Pagasae. Filipi nuk avancoi për në Greqinë qendrore sepse Athinasit duke mos arritur në kohë për te mbrjtur Pagasaen kishin pushtuar Termopilet.
Armiqësia me Athinën nuk ishte tërësisht e hapur por Athina ishte kërcënuar nga pala maqedonase për arin në Eube. Në 352 p.k deri në 346 p.k Filipi serisht nuk sulmoi në jug. Ai ishte aktiv në nënshtrimin e qyteteve kodër te Ballkanit perëndimor e verior dhe zvogëlimin e qyteteve bregdetare greke deri në Hebrus. Për qytetin kryesor bregdetar Olynthesit Filipi vazhdonte te pretendonte miqësinë përderisa qytetet e tjera fqinjë ishin në duart e tij.

Në 349 p.k, Filipi nisi rrethimin e Olynthesit e cila përveç pozicionit te saj strategjik pretendonte në fronin maqedonas prej disa lidhjeje me Arrhideusin dhe Menelaun. Olynthesi në fillim ishte aleat me Maqedoninë por me vone lidhi besnikëri me Athinën. Kjo e fundit nuk beri asgjë për te ndihmuar qytetin, ekspedita e tyre u kthye mbrapa për shkak te një revolte në Eube te cilën e pagoi Filipi me arin e tij. Në vitin 348 p.k mbreti maqedonas mundi Olynthesin dhe e shkatërroi te tere qytetin. Te njëjtin fat kishin pësuar edhe qytetet e tjera te Kolkides. Meqë Maqedonia dhe te tere regjionet e tjera fqinjë ishin te sigurta, Filipi festoi lojërat e tij Olimpike në Dium. Në 347 p.k Filipi avancoi për te pushtuar te tere zonat lindore rreth Hebrusit dhe detyroi paraqitjen e princit thrak Cersobleptesit. Në vitin 346 p.k ai ndërhyri në mënyre efektive në luftën midis Tebes dhe Fokeasve por luftërat e tij me Athinën ende vazhdonin. Megjithatë Athina i kishte bere kërkese për paqe dhe kur Filipi shkoi përsëri në jug u vendos paqja në Thesali. Me qytet shtetet kyçe greke ai i dërgoi një mesazh Spartes ``Nqs ju nuk paraqiteni pa vonesa te mëtejshme, unë do te shkoj me ushtri në tokat tuaja dhe do te shkatërroj fermat tuaja, vras njerëzit tuaj dhe do te shkatërroj qytetin tuaj. Përgjigja e tyre lakonike ishte "në qofte se". Filipi dhe Aleksandri do ti linin te dy vetëm. Me vone ushtritë maqedonase kaluan nga Epiri në detin Adriatik.
Në 345 p.k ai kryen një fushate te vështire kundër Ardiaios, nen mbretin e tyre Pluratus, gjate se cilës ai u plagos rende nga një ushtar ardian në këmben e djathte.
Në 342 p.k Filipi udhëhoqi një ekspedite në veri kundër Skitheve duke pushtuar qytetin e fortifikuar Thrak, Eumolpia për t'i dhëne asaj emrin e tij, Filipolis (Plovidi modern).
Në 340 p.k Filipi filloi rrethimin e Perinthusit. Ai filloi edhe një rrethim tjetër në 349 p.k në qytetin e Bizantit. Pas mossuksesit në te dy rrethimet ndikimi i Filipit në Greqi ishte kompromentuar. Megjithatë ai me sukses arriti te rikonfirmonte autoritetin në Egje duke mundur një ushtri Tebane dhe Athinase te bashkuar në betejën e Kerones, në 338 p.k, ndërsa në te njëjtin vit, ai shkatërroi Amfisen sepse banoret e saj kishin kultivuar në mënyre te paligjshme pjesë te fushës Krisaian e cila i takonte Delfit. Filipi krijoi dhe udhëhoqi Ligen e Korintit në 337 p.k. Anëtaret e Lidhjes thane se nuk do te bënin lufte kundër njëri-tjetrit, përveç nqs kjo ishte për te shtypur revolucion. Filipi u caktua si lider i ushtrisë kundër Perandorisë Persiane. Në 336 p.k kur po bëheshin përgatitjet e para Filipi u vra dhe u zëvendësua në fron nga djali i tij, Aleksandri i III.
Remove ads
Vrasja
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads