Final Fantasy X-2

video lojë e vitit 2003 From Wikipedia, the free encyclopedia

Final Fantasy X-2
Remove ads

Final Fantasy X-2 (Fantazia e Fundit 10-2 -ファイナルファンタジーX-2 Fainaru Fantajī Ten-Tsū) është vazhdimi i lojës më të shitur të serive Final Fantasy, Final Fantasy X. Final Fantasy X-2, është një lojë RPG (role-playing game ose në shqip lojë me role) e zhvilluar dhe e publikuar në 2003 nga Square Enix për konsolën Sony PlayStation 2.

Thumb
Kapaku i lojës për PS2. Nga lart poshtë Riku, Yuna dhe Paine

Konfliktet e reja, përfshijnë edhe një herë personazhin Yuna në aventurën e botës imagjinare të Spirës. Lufta është shumë pranë dhe Spira mbase edhe kësaj radhe mund të jetë në rrezik.

Final fantasy X-2 është vazhdimi i parë i një serie Final Fantasy. Zakonisht Squaresoft (që më vonë u bë Square Enix) nuk kishte nxjerrur ndonjë vazhdim të lojërave të më parshme dhe përgjithësisht historia e serive të Final Fantasy, nuk kishin fare lidhje me njëra tjetrën. Përveç kësaj, Final Fantasy X-2, do të ishte loja e parë e serive që do të përmbante vetëm tre lojtarë, ndërkohë që në lojërat e tjera ka të paktën gjashtë lojtarë të ndryshëm. Nuk pati shumë rëndësi që të gjithë personazhet ishin femëror pasi kjo nga shumë lojtarë u pa si avantazh, por ajo që çuditi adhuruesit, ishte mundësia për të shkuar dhe për të hyrë lirisht në çdo vend që harta përfshinte. Në seritë paraprake, lojtarit i duhet shumë kohë përpara se të mund të eksplorojë hartën lirisht. Në se kjo nuk do të mjaftonte, kjo lojë shfaqi për herë të parë mundësinë për të përfunduar lojën në mënyra të ndryshme (pra fundi përcaktohet nga veprimet dhe vendimet e lojtarit në lojë).

Remove ads

Mbi lojën

Publikuesit

  • Japoni - Square Co., Ltd.
  • SH.B.A - Square EA (Punim i Square dhe Electronic Arts)
  • Internacionale - INT Square Co., Ltd.
  • Evropë - PAL SCE Evrope

Stafi krijues

  • Yoshinori Kitase (Krijuesi)
  • Motomu Toriyama (Drejtor)
  • Tetsuya Nomura (Piktor)
  • Nobuo Uematsu (Kompozitor)
  • Noriko Matsueda (Kompozitor)
  • Takahito Eguchi (Kompozitor)

Data e lëshimit

  • Japoni - Më 13 mars, 2003
  • SH.BA. - Më 18 nëntor, 2003
  • Lëshimi internacional - Më 19 shkurt, 2004
  • Euro-Azi - Më 20 maj, 2004

Konzola

  • Vetëm për PlayStation 2

Lojtarë

  • Vetëm një lojtarë mund të marrë pjesë në një lojë.

Lloji

  • RPG (Lojë me role)

Formati CD

  • Brenda paketës origjinale ekziston vetëm një DVD.
Remove ads

Përmbledhje

Thumb
Poster i lëshuar nga Square Enix. Në qendër personazhi Yuna.

Si vazhdimi i parë i një loje të titulluar Final Fantasy, Final Fantasy X-2 tregon historinë e Yunës dhe dy shoqeve të saja Riku dhe Paine. Historia zhvillohet dy vjet më vonë nga Final Fantasy X, kur Yuna shpëtoi botën imagjinare të Spirës nga Sin. Vetëm se kësaj radhe, Yuna nuk përdor më aeonet. Në vend të tyre, Yuna ka mësuar artin e joshjes. Kjo paralizon një kundërshtar për një kohë të mjaftueshme. I paralizuar, kundërshtari mund të goditet me lehtësi nga lojtarët e tjerë që mbështesin Yunën.

Ndryshe nga Final Fantasy X, që kishte një sistem Sphere Grid, në Final Fantasy X-2 prezantohet një sistem tjetër. Ky sistem ka në bazë të tij, ndryshimin e punës së karaktereve. Ndryshimi i punës mund të bëhet edhe gjatë betejës sipas nevojës së lojtarit. Lojtari duhet të zgjedhë punën më të mirë për të përfunduar betejën në mënyrë optimale. Duke ndryshuar punën, personazhi në lojë ndryshon aftësitë e tij dhe rezistencën jetësore. Gjatë ndryshimit të një pune personazhet pësojnë ndryshime në veshje, që është shprehur bukur nga Square Enix me anë të efekteve vizive.

Gjithashtu edhe sistemi i betejës është ndryshuar. Final Fantasy X për shembull, përdor një sistem beteje me turne, ndërkohë që Final Fantasy X-2 përdor një sistem "active time battle” (betejë me kohë aktive), një sistem ky që është parë edhe në lojërat e mëparshme të Square. Final Fantasy X-2 nuk ka një linjë historie solide që do të thotë se lojtarët janë të lirë të zgjedhin se cilin mision do të përfundojnë të parin. Këtë gjë e shikojmë jo radhë herë në lojërat e prodhuara nga Square Enix. Për shembull Final Fantasy IX ndjek një linjë të njëjtë historie.

Edhe pse në sipërfaqe loja ngjan afërsisht e njëjtë për ata lojtarë që kanë luajtur Final Fantasy X, Final Fantasy X-2 përmban shumë ndryshime në thelbin e lojës.

Remove ads

Personazhet

Më shumë informacion Personazhi, Përshkrimi ...
Remove ads

Zhvillimi

Mbas suksesit të madh që Final Fantasy X korri, Square Enix vendosi të nxirrte në treg serinë e dytë të kësaj loje. Zhvillimet e lojës filluan herët në 2002 për të mbaruar në 2003. Producentët Yoshinori Kitase (krijuesi) dhe Motomu Toriyama (drejtor) shprehen se ata u përpoqën të bënin një lojë më shumë impresionuese që të lente mbresa në radhët e adhuruesve. E kush mund ta bëjë më mirë këtë se atmosfera e lojës. Mendohet se vetë adhuruesit ishin një shtysë për lëshimin e serisë së dytë. Ata e përkrahën shumë videon Eternal Calm e shtuar në versionin internacional.

Prodhuesit kanë bërë me të vërtetë një punë të mirë në se i referohemi atmosferës. Hapje e Final Fantasy X-2, ishte një nga hapjet më të pëlqyera të RPG-ve për kohën. Që në hapje del në pah kultura moderne e Japonisë. Personazhi Yuna këndon për publikun një këngë të tipit J-Pop (e kënduar në të vërtetë nga Jade dhe ka edhe një version të Koda Kumit). Edhe pse në Amerikë, stili i personazheve femra u pa më shumë si një stil të filmave Charlie’s Angels.

Shumë personazhe, vende dhe modele të përdorura në lojën më parë, janë ripërdorur. Siç sygjerohet nga hartuesi i personazhit Yuna, Tetsuja Nomura, kjo e ndihmoi lojën të zhvillohej shumë shpejt dhe përfundimi i saj për një viti e gjysëm, e justifikoi punën, pasi seritë e Final Fantasy, normalisht kërkojnë më shumë punë dhe kohë.

Remove ads

Muzika

Thumb
Yuna duke kënduar këngën "Real Emotion" në siglën e hapjes.

Tema : Real Emotion – Emocion i Vërtetë. Sigla e hapjes është kënduar nga këngëtarja J-pop Koda Kumi. Kjo pamje përfshin Yunën duke kënduar në një koncert për banuesit e Spirës. Përveç versionit digjital, Koda Kumi gjithashtu ka bërë një klip me këtë këngë. Klipi është pëlqyer dhe vlerësuar nga shumë adhurues dhe në Japoni kënga e Koda Kumit ka qenë në majat e Hit-Parade japonez. Ndërkohë që për versionin Evropian dhe Amerikan të lojës, kënga është kënduar nga Jade. Lirika e Koda Kumit dhe Jade ndryshon shumë.

Tema: 1000 Fjalë (1000の言葉 Sen no Kotoba). Kjo është një këngë më e qetë se tema “Real Emotion”. Këngëtarët janë të njëjtë për versionet përkatëse.

Remove ads

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads