Flamuri

From Wikipedia, the free encyclopedia

Flamuri
Remove ads

Flamuri është një copë pëlhure, i cili shpesh valëvitet nga një shkop dhe përdoret kryesisht për të identifikuar ose sinjalizuar dikë ose diçka simbolikisht. Termi flamur përdoret edhe për t'iu referuar dizajnit grafik të një flamuri.

Thumb
 
Thumb
Flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë, dy shembuj të flamurit

Flamujt e parë përdoreshin për koordinime ushtarake në fushëbetejë kurse tani flamujt kanë evoluar në një mjet kryesor për identifikim dhe sinjalizim, që përdoret në ambiente ku komunikimi ose trafiku është sfidues (si për shembull ambientet detare ku përdoret Flamuri Semafor). Flamujt kombëtarë janë simbole patriotike të secilit vend. Këta flamuj kanë interpretime të ndryshme, shpesh përdoren në asocime ushtarake për shkak të përdorimit ushtarak origjinal dhe të vazhdueshëm të tyre. Flamujt përdoren edhe në marketing, në përdorime dekorative etj. Studimi i flamujve njihet si veksillologji, nga fjala latine vexillum që do të thotë flamur ose banderolë.Xhamajka e ka flamurin e vetme qe nuk ka nga ngjyrat:te kuqe ,blu dhe bardh.

Remove ads

Flamuri për ushtrinë

Në rradhët e forcave ushtarake flamuri zë vendin më të rendësishëm, ai mbrohet me çdo kusht. Humbja e flamurit nënkupton humbjen e luftës dhe kapitullimin e kështjellës, qytetit apo vendit.

Ngritja e flamurit të valëvitet mbrapsht

Ky sinjal ka një kuptim shumë të rëndësishëm në protokollin ushtarak, ai jepet vetëm kur kërkohet ndihmë nga një vend tjetër apo shtet fqinj, ose në rast kapitullimi dhe dorëzimi tek armiku.


Remove ads

Shih dhe këtë

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads