Formati i datës

data From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Me termin formati i datës nënkuptohet forma, në bazë të së cilës shkruhen datat e kalendarit. Ky shkrim i datës bëhet më qëllim të regjistrimit të datave në regjistra special të seleksionuara sipas viteve, muajve dhe ditëve.

Pak histori

Për shkrimin e datës në botë janë krijuar shumë forma të cilat ndryshojnë nga një shtet në tjetrin. Këto forma nuk mund të kombinohen në mes veti. Kështu p.sh. një datë e njëjtë e përdorur në gjuhën angleze në gjuhën shqipe mund të interpretohet me një kuptim tjetër. Për shembull forma e shkrimit të datës 01/02/03 mund të interpretohet në disa mënyra :

1 shkurt 2003
2 janar 2003
3 shkurt 2001

Për të arritur një bashkëpunim në këtë drejtim në mes të shteteve të ndryshme përkujdeset norma e standardizimit ISO, e cila ka mbështetjen e anëtarëve të saj.

Remove ads

Standardizimi sipas normave ndërkombëtare

Në tekstin e mëposhtëm është bërë përshkrimi i standardizimit të formave të shkrimit të datës sipas normave standarde të përcaktuara në ISO, të cilat në shumicën e rasteve janë edhe norma të standardeve të Shqipërisë.


Formatet e datave të shkruara në Shqipëri janë të bazuara në normën ?

Sipas normës së lartpërmendur, e cila përcakton përdorimin e formateve të datave, rekomandohen këto mënyra përdorimi:

  • Mënyra e shkrimit të numrave alfanumerikë të plotë: ... ?
  • Mënyra e shkrimit të numrave alfanumerikë të shkurtuar: ... ?
  • Mënyra e shkrimit të numrave numerikë të plotë: ... ?
  • Mënyra e shkrimit të numrave numerikë të shkurtuar: ... ?


Këtu mund të bëni një krahasimin me disa shembuj përdorimi:

  • Mënyra e shkrimit të numrave alfanumerikë të plotë:   4 korrik 2005
  • Mënyra e shkrimit të numrave alfanumerikë të shkurtuar:   4 Kor. 2005
  • Mënyra e shkrimit të numrave numerikë të plotë:   4.07.2005 ose 2005-07-04
  • Mënyra e shkrimit të numrave numerikë të shkurtuar:   4.07.05 ose 05-07-04


Tabelat e mëposhtme pasqyrojnë disa shembuj formatimesh:


Shembull tek dita e katërt e muajit të shtatë të vitit 2005 - (4. korrik 2005)
Më shumë informacion Treguesi i plotë, Treguesi jo i plotë ...

Shtetet që përdorin formatin D/M/V (Dita, Muaji, Viti)

Argjentina, Australia, Austria, Belgjika, Bolivia, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Ekuadori, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Guajana, Holanda, Hong Kong (anglisht), India, Irlanda, Italia, Izraeli, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Makau, Mbretëria e Bashkuar, Meksika, Norvegjia, Paraguai, Peru, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Republika Dominikane, Rumania, Rusia, Shqipëria, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Tailanda, Turqia, Ukraina, Uruguai, Venezuela, Zelanda e Re, Zvicra.

Remove ads
Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads