Lidhja e Lezhës

From Wikipedia, the free encyclopedia

Lidhja e Lezhës
Remove ads

Lidhja e Lezhës ishte një aleancë ushtarako-ekonomike e themeluar më 2 mars 1444Lezhë, asokohe territor venedikas, me Skënderbeun si kryeprijës të prijësve krahinorë arbërorë dhe zetas (serbë apo malazezë) të bashkuar kundër Perandorisë Osmane.[1][2][3][4][5][6][7][8][9]

Fakte të shpejta Statusi, Gjuhët e përbashkëta ...

Anëtarët kryesorë të lidhjes ishin Arianitët, Balshajt, Muzakajt, Spanët, Zahariajt dhe Cërnojeviqët.[10] Marin Barleti e quan generalis concilium ose universum concilium (këshilli i përgjithshëm); termi "Lidhja e Lezhës" u farkëtua nga historianët e mëpasëm.[11]

Remove ads

Sfondi historik

Pas vdekjes së perandorit serb Stefan Dushanit më 1355, manjatët arbërorë vendosën zotërimet e tyre. Kur fuqitë osmane hynë në Arbëri, iu përshfaqën principata të vogla të përfshira në beteja të vogla njëra me tjetrën. Beteja e parë kundër fuqive osmanëve në Arbëri u krye nga Balsha II, zot i Zetës, kur një tjetër zot feudal arbër, Karl Topia, i ftoi osmanët që mposhtën dhe vranë Balshën II në betejën e Savrës që ngjau më 18 shtator 1385.[12][13]

Pasi u vendos në Ballkan pa shumë kundërshtim nga fisnikët e krishterë, Perandoria Osmane ra në luftëra të brendshme. Shumë prej fisnikëve vendas nuk e shihnin si fuqi armike dhe vijonin të luftonin mesvete. Madje bullgarët, hungarezët dhe serbët e ndihën Sulltan Mehmedin I të ngadhënjente ndaj të vëllait në konfliktin që kishin.[14] Pasi lufta civile osmane u mbyll me fitoren e Mehmedit, trupat e tij i morën Krujën më 1415 prej Topiajve, Beratin më 1417 prej Muzakajve, po atë vit Vlorën dhe Kaninën prej vejushës së Balshës III dhe Gjirokastrën më 1418 prej Zenebishëve.[15] Disa zotër arbër ngritën krye në vitet 1432-1436.

Pas viteve shërbimi në radhët osmane, më 1443 Skënderbeu dezertoi nga beteja e Nishit. Me të marrë Krujën, hyri në bisedime me fisnikët shqiptarë. Me ndihmën e tyre Skënderbeu çliroi edhe një varg kështjellash tjera. Në hapësirat e çliruara ndodheshin zotërimet e shumë fisnikëve shqiptarë. Në veri të zotërimeve të Kastriotëve shtriheshin zotërimet e Dukagjinëve, të Zahariajve, të Spanëve, të Dushmanëve dhe të Gjurashëve, kurse në jug ishin zotërimet e Arianitëve, të Topiajve, të Gropajve dhe të Muzakajve.[16]

Remove ads

Përbërja

Besëlidhja e Lezhës u themelua më 2 mars 1444,[17] fisnikët pjesëmarrës qenë:

Delegatë venedikas qenë të pranishëm në mbledhje.[19] Aleanca ushtarake[20] u përbë nga zotërit feudalë të Arbërisë, e cilësuar sipas Georges Castellan "një aleancë e pasigurt".[21] Skënderbeu u zgjodh kryetar dhe komandanti në fuqi i forcave të kombinuara që numronin rreth 8,000 luftëtarë.[22] Të gjithë zotërit feudalë kishin zotërimet dhe punët e brendshme të pacënuara; "Skënderbeu nuk kishte tagër të ndërhynte në çështjet e brendshme të zotërimeve të fisnikëve të tjerë", por ishte komandant i përgjithshëm ushtarak, duke vepruar si primum inter pares.[23][24] E nisur dhe e organizuar nën patronazhin e Republikës së Venedikut,[25] përmes traktateve, besëlidhja kaloi nën Alfonsin V, me Skënderbeun si kapidan i përgjithshëm.[26]

Remove ads

Historia

Forcat e aleancës korrën fitore kundër osmanëve në Torvioll (1444), Mokër (1445), Otonetë (1446), Oranik (1448), humbën në Svetigrad (1448) dhe fitore në Krujë (1450). Më 1447-48, Skënderbeu nisi disa pretime ndër fshatrat arbërore në zotërimet venedikase, ku u përplas me Dukagjinët, që mbronin Venedikun.[27] Lufta kundër tyre pushoi më 4 tetor 1448, kur Skënderbeu dhe Nikollë Dukagjini nënshkruan një traktat paqeje me Venedikun, i cili do të mbante zotërimet e veta në Arbëri, përfshi Danjën, nën kushtet që Fort e Kthjellta t'u paguante një shumë vjetore prej 1,400 dukatesh dhe disa anëtarë të Besëlidhjes do të gëzonin privilegje të caktuara tregtare, etj.[28]

Trashëgimia

Lidhja e Lezhës çmohet si pikënisje e krijimit të shtetit të përqendruar shqiptar nga Skënderbeu.[29][30][31][32] Sipas historianit rumun Francisc Pall, si shumë ndodhi të tjera mbi historinë e Skënderbeut, edhe të dhënat e Lidhjes duhet të konsiderohen fantazira të Biemmit.[33]

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads