Françesk Radi
këngëtar shqiptar (1950-2017) From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Françesk (Franko) Radi (13 Shkurt 1950 – 3 prill 2017) ishte një këngëtar, kompozitor dhe tekstshkrues shqiptar, i njohur si një nga kantautorët e parë dhe më të spikatur të muzikës së lehtë moderne në Shqipëri. Ai solli risinë e muzikës pop-rock në dekadën e viteve '70 dhe është i njohur për këngët si "Adresa", "Biçikleta" dhe "Rock i burgut".[1]
Remove ads
Jeta dhe karriera
Françesk Radi lindi në Tiranë më 13 Shkurt 1950. U rrit në një familje me tradita kulturoro-artistike. Studioi në Liceun Artistik "Jordan Misja" dhe Akademinë e Arteve në Tiranë, për kontrabas dhe instrumente të tjera.
Fillimet e tij në muzikë datojnë në vitin 1967, kur ishte liceist, si instrumentist në Big Band-in e Gaspër Çurçis dhe formacionet e tjera të Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar. Në fillim ai shquhej si kitarist bas, por me kalimin e kohës u ngjit në skenën e Varietesë së Tiranës edhe si këngëtar dhe kantautor. Këngët e tij të para, "Adresa" dhe "Biçikleta", u publikuan në fillim të viteve '70 dhe ishin videoklipet e para shqiptare të realizuara në vitin 1972.
Pas Festivalit famëkeq të 11-të, ku debutoi si kantautor me këngën "Kur dëgjojmë zëra nga bota", kushtuar luftës në Vietnam, u kritikua ashpër në gazetën "Drita" (11 Shkurt, 1973). Citoj: "Ndikimi i muzikës dhe shijes së huaj ka krijuar atmosferë jo tonën në këngën "Kur dëgjojmë zëra nga bota" ku, qoftë ngushtësia e motivit, mënyra e zhvillimit tëtij, të kënduarit e saj, shoqërimi, janë mjaft të ngjashëm me disa tipe këngësh jo tona të këtij lloji". Kritika të ashpra ndaj krijimtarisë muzikore të Radit u bënë edhe në LIdhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në Mars të 1973. E gjithë krijimtaria e tij e viteve 1971-1972, u kritikua për shfaqje dekadente perëndimore. Për rrjedhojë u përjashtua nga Orkestra Simfonike e RTSH, ku ishte i emëruar, u përjashtua jo vetëm nga skena dhe ekrani, por edhe nga Tirana. Ai u dërgua për "riedukim" në Fushë-Arrëz, në rrethin e Pukës, ku vazhdoi të punonte me muzikën në një ambient më të izoluar, duke eksperimentuar edhe me instrumente tradicionale shqiptare. Meritë e tij është ngritja e Ansamblit me Instrumente Popullorë në qytezën e vogël industriale të Fushë-Arrëzit. Pas rikthimit në Tiranë, nuk e lejuan të punonte sërish në Orkestrën Simfonike të RTSH-së, prej nga e larguan më 1973. Familja e Frankos shihej nga regjimi si një ndër familjet e persekutauara. Franko ishte stërnip i imzot Vinçes Prennushit, klerik i shquar katolik, shkrimtar dhe një figurë demokratike në gjysmën e parë të shekullit XX. Ai vdiq nga torturat çnjerëzore në duar e një tjetre figure demokratike te kohës, Arshi Pipa, në burgun e Durrësit. Xhaxhai i tij, Lazër Radi, një intelektual i zëshëm, i diplomuar në Romë për drejtësi, u dënua në gjyqin e 61 intelektualëve për shkak të bindjeve të tij dhe u end burgjeve e internimeve në tri breza, deri në rënien e sistemit komunist. Më 1982 Françesk Radi filloi punë si bassist në Orkestrën e Cikut Kombëtar dhe më 1985 kaloi në Estradën e Tiranës.
Pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1991, Françesk Radi u rikthye në skenë dhe vazhdoi të kompozonte dhe të këndonte, duke sjellë këngë të njohura si "Rock i burgut", "Telefonatë zemrash" dhe "Humba pranverën", "Zemër e lodhur" etj. Nga viti 1992 - 2015, viti i daljes së tij në pension, punoi në Orkestrën Simfonike te Radio Televizionit Shqiptar, fillimisht si instrumentist e më pas si mjeshtër muzikor.
Remove ads
Stili muzikor dhe ndikimi
Radi konsiderohet kantautori i parë shqiptar, i cili solli në muzikën shqiptare elemente të pop-rock-ut anglo-amerikan dhe përdori instrumente të ndryshme, duke përfshirë kitarën, kitarën bass, kontrabasin, piano dhe instrumente tradicionale si çiftelia dhe sharki. Ai njihet për tekstet me mesazh shoqëror dhe përpjekjet për të sjellë një muzikë më të lirë dhe më moderne në një kohë kur kultura shqiptare ishte e ndaluar dhe e kontrolluar nga regjimi komunist.[1]
Remove ads
Familja
Françesk Radi ishte i martuar me Tefta Radin, gazetare dhe spikere e njohur shqiptare, me të cilën patën dy fëmijë, Anjezën dhe Baltion. Ai kishte vëlla aktorin e regjisorin Ferdinand Radi dhe mbesë këngëtaren dhe aktoren Rozana Radi.
Ndarja nga jeta
Françesk Radi ndërroi jetë më 3 Prill 2017 në Tiranë, pas një hemorragjie cerebrale.[2]
Në nderim të veprës së tij, është ngritur një monument i bronztë, në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë. Ky memorial shërben si një kujtim i përjetshëm për një nga artistët më të dashur të muzikës shqiptare.[3]
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads