Fuadi II i Egjiptit

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Fuadi II i Egjiptit (arabisht فؤاد الثاني, turqisht II. Fuad ose Ahmed Fuad; lindur më 16 janar 1952 si Princi Ahmed Fuad) është anëtar i dinastisë së shqiptarit Muhamed Ali, i cili formalisht sundoi si Mbreti i fundit i Egjiptit dhe Sudanit nga 26 korriku 1952 deri më 18 qershor 1953.

Fakte të shpejta

Biografia

Thumb
Fotografi zyrtare e Princit Ahmad Fuad të Egjiptit, më vonë Mbretit Fuad II, e marrë menjëherë pas lindjes së tij.

Fuadi II ka lindur më 16 janar 1952. Ai u ul në fronin mbretëror më 26 korrik 1952 pas abdikimit të babait të tij Mbretit Faruk, që erdhi si pasojë e Revolucionit egjiptian të vitit 1952. Faruku kishte shpresuar se abdikimi i tij do të qetësoj revolucionarët dhe forcat e tjera anti-mbretërore, dhe se djali i tij mund të shërbejë si një forcë unifikuese për vendin. Megjithatë, mbreti i mitur mbretëroi për më pak se një vit deri më 18 qershor 1953, kur Egjipti u shpall republikë. Fuadi II ishte monarku i njëmbëdhjetë dhe i fundit i Dinastisë së Muhamed Alisë, e cila e kishte sunduar Egjiptin (dhe më vonë Sudanin) që nga viti 1805.

Fuad ishte më i vogël se një vjeç kur u ul në fron, kështu ai zyrtarisht kurrë nuk u kurorëzua. Pas abdikimit, Fuadi me babain e tij lëshoi Egjiptin së bashku me familje. Këshilli i Regjencës i kryesuar nga Princi Muhammed Abdel Moneim kanë përfaqësuar formalisht Fuadin në Egjipt gjatë mungesës së tij.

Pasi u shkarkua, Fuadi u soll në Zvicër, ku ai është rritur. Ai më vonë emigroi në Paris, ku u martua dhe kishte tre fëmijë para se të kthehej në Zvicër pas divorcit.

Remove ads

Martesa dhe fëmijët

Në vitin 1976, ai u martua me Dominique-France Picard (e lindur Loeb, më 1948), e bija e Robert Loeb dhe gruas së tij Paule Picard. Ajo u konvertua nga JudaizmiIslam dhe ka marrë titullin Mbretëresha Fadila e Egjiptit. Çifti kishte tre fëmijë para se u divorcuan më 1996.

Fëmijët e tyre janë:

  • MTM Muhamed Ali, Princi i Sa'id (lindur më 5 shkurt 1979)
  • MSM Princesha Fevzia-Latifa (lindur më 12 shkurt 1982)
  • MTM Princi Fahrudin (lindur më 25 gusht 1987)

Në maj 2010, Fuadi regjistroi një intervistë televizive me ON TV duke folur për vizitën e tij në Egjipt, dhe se çfarë ndjente ai për popullin egjiptian, si dhe për pikëpamjen e popullit egjiptian për babain e tij të ndjerë.

Më shumë informacion Titujt ...
Remove ads
Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads