Gjeografia e Bosnjës dhe Hercegovinës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Bosnja dhe Hercegovina ndodhet në pjesën jugore të Evropës, në gadishullin Ballkanik. Në lindje të vendit ndodhet Kroacia (në jug-lindje Dalmacia) ndërsa në veri-perëndim Vojvodina, në lindje Pashallëku i Beogradit dhe Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe në pjesën jug-lindore ndodhet Mali i Zi.
Sipërfaqja e përgjithshme e Bosnjës dhe Hercegovinës është 51.129 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 44 00 V, 18 00 L.
Bosnja ka një vijë bregdetare prej 20 km dhe vija kufitare e saj është e gjatë rreth 1,459 km. Kjo vijë kufitare e ndanë atë nga Kroacia (932 km), Serbia dhe Mali i Zi (527 km).
Klima
Në veri është klimë e mesme kontinentale, në pjesën qendrore në fusha e lugina klimë e mesme, në jug depërtojnë, përmes luginës së Neretvës, elememtete e klimës mesdhetare. Në fushat karstike verërat janë shumë të nxehta e dimrat e ftohtë. Bosnja e lartë merr më shumë reshje - deri në 2500 mm, të cilat zvoglohen në drejtim të detit dhe në drejtim të veriut. Klima e fushëgropave është e mesme kontinentale me dimra të ftohtë - në Sarajevë temperature mesatare e janarir – 0.5 °C dhe verërat pak më të freskëta – temperaturat e korrikut 19,5 °C. Në fushëgropa gjatë dimrit e vjeshtës ka mjegulla të shpehta. Sasia e reshjeve në lugina është rreth 1200 mm.
Relievi
Relievi i Bosnjës është kryesisht shkëmborë dhe malorë me disa rrafshnalta dhe një pjesë e vogël e bregdetit në jug. Pika më e ultë e Bosnjës gjendet në brigjet e detit Adriatik (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2.386 m në Magliq afër kufirit me Malin e Zi.
majat më të larta malore
- Veliki Vitao, Magliq 2386 m
- Volujak, Volujak 2336 m
- Ploçno, Çvrsnica 2222 m
- Nadkrstac, Vranica 2110 m
- Zelena Glava, Prenj 2103 m
- Gjokin Toranj, Treskavica 2086 m
- Veliki Vran, Vran 2074 m
- Bjelashnica, Bjelashnica 2066 m
- Velika Lelija, Lelija 2032 m
- Bregoç, Zelengora 2014 m
- Cincar, Cincar 2005 m
Kurse liqenet jane: -Liqeni i Jablanices
- Shiko dhe këtë: Lista e majave malore në Bosnja dhe Hercegovina
Hidrografia
Lumenjtë më të njohur që përshkojn Bosnjën dhe Hercegovinën janë lumenjtë Sava dhe Neretva.
Lumenjtë më të gjatë
Pasuritë natyrore
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyr guri, hekuri, boxiti, kromi, kobalti, magnezi, nikeli, gipsi, kripa si dhe prurja e ujit nga lumenjtë.
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Bosnjës dhe Hercegovinës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.