shkrimtar shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjergj Zheji (1926 - Tiranë, 10 qershor 2010) ka qenë arsimtar, përkthyes, redaktor, studiues i vargëzimit dhe folklorit, profesor universitar dhe rektor.
U lind në Gjirokastër, i biri Spiro Ballos (Zheji i Zagorisë, 1903 - Tiranë, 1989) dhe i Theodorës së Niko Petridhit, gjirokastritë. Familja pati dy djem dhe tri vajza: Gjergji, Petro, Vera, Amalia dhe Liljana.[1] I ati pasi punoi në një hotel-restorant, bëri kërkesë dhe iu pranua që të ndiqte shkollimin ushtarak në Modena në vitet e monarkisë, u gradua më vonë si major me shërbim dhe jetesë në Tiranë. Në një bibliografi që pasqyron një libër që ka qenë i të atit të Petros, jepet grada dhe banesa, Ajutanti i Kumandës fuqisë Armate Tiranë. Ndë rrugë të Durrësit.[2] I ati u internua njëherë u burgos në Bari dhe më pas u internua në Gazzoldo degli Ippoliti. Nuk e përfilli thirrjen për t'iu bashkuar LNÇ, arsye për të cilën e burgosën te burgu i Selvisë shkurtimisht,[3] ia sekuestruan shtëpinë dhe e larguan nga Tirana drejt Zhejit, fshtatit të prejardhjes. Ndërsa i ati i tij, Kolo Ballo kishte qenë Kryetar i Këshillit Popullor të fshatit Zhej, si dhe anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të krahinës së Zagorisë.[1]
Ndoqi dhe kreu gjimnazin "Qemal Stafa"[4] dhe më tej do ndjekin Institutin Pedagogjik dyvjeçar në Tiranë[5]. Punoi si mësues në gjimnazin "Petro Nini Luarasi", redaktor në sektorin e kritikës të revistës "Nëntori"[6] pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Më pas si libretist në TOB. Nis të punojë si pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, si pedagog dhe rektor i Akademisë së Arteve të Bukura. Themeloi shtëpinë botuese "Plejad" me Ndriçim Kullën.
Ka dhënë kontribut të rëndësishëm në disa fusha, dhe ka qenë i pari studiues që ka realizuar një monografi për jetën e Andon Zako Çajupit. Në punën e tij spikasin studimet për metrikën shqipe, me një vlerë të padiskutueshme, studimet për folkorin, një varg shkrimesh kritike. Gjergj Zheji njihet dhe vlerësohet si kritik letrar dhe i kulturës shqipe, si ndër themeluesit e teorisë së metrikës shqipe, modernizuesi i lëndës së folkloristikës shqiptare, studiues i autorëve të Rilindjes Kombëtare, të atyre të periudhës midis dy Luftrave dhe asaj bashkëkohore, etj.
Ndër veprat letrare të përkthyera nga Gjergj Zheji, përmenden Rinoqeronti nga Eugène Ionesco, Përallat e Car Sulltanit nga Aleksandër Pushkin, Metafizika e dashurisë nga Artur Shopenhauer, Ekzistencializmi është humanizëm i Zhan Pol Sartit, Aventurat e Hekelber Flintit i Mark Tuein, etj. Ai ka dhënë një kontribut të madh në hartimin e shumë librave të antologjisë së letërsisë bashkëkohore shqiptare e më gjerë, deri te Leximi Letrar Alessia Miftari.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.