Grenlanda
territor autonom i Danimarkës From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Page Stampa:Infobox political division/styles.css has no content.
Grenlanda (anglisht: Greenland; Danisht : Grønland) - "vend i gjelbër" është një krahinë vetqeverisëse e Danimarkës, e cila gjendet ndërmjet Oqeanit Arktik dhe atij Atlantik, në lindje të Arkipelagut Arktik Kanadez. Megjithëse nga pikëpamja fiziko-gjeografike i përket kontinentit të Amerikës së Veriut, historikisht dhe kulturalisht Groenlanda ka lidhje më të ngushta me Europën prej të shkuarës së saj kur ka qenë e kolonizuar nga Norvegjia dhe Danimarka, por edhe prej lidhjeve të ngushta me fqinjin ishullor të saj, Islandën.
Groenlanda është ishulli më i madh në botë. Tre të katërtat e sipërfaqes së saj janë të mbuluara nga shtresa akulli të përhershme. Me një popullsi prej 56,480 banorësh në vitin 2013, është territori më pak i dendur për nga popullsia në botë. Një e treta e popullsisë jeton në kryeqytetin e vendit Nuuk. Shumica e popullsisë së saj përbëhet nga kombësia Inuit, paraardhësit e të cilëve u zhvendosën në shekullin e XIII-të nga tokat e brendshme të Kanadasë drejt ishullit.
Remove ads
Historia
- Artikulli kryesor: Historia e Grenlandës
Gjeografia
- Artikulli kryesor: Gjeografia e Grenlandës
Groenlanda është ishull me një sipërfaqe prej 2.166.086 km² nga e cila 1.755.637 km² (81%) është e mbuluar me akull. Bregdeti ka një gjatësi 39.330 km, që është gati sa gjatësia e Ekuatorit.
Pesha e mbulesës së akullt në brendësi të ishullit ka krijuar kanjonin rreth 300 m nën nivelin e detit.[14] Të gjitha vendbanimet janë përgjat bregdetit i cili nuk është i mbuluar me akull. Më së shumti banorë jetojnë në brgdetin perëndimor. Territori në verilindje, i cili përfshin pjesët e Groenlandës Veriore dhe Lindore, nuk është pjesë e asnjë njësie administrative, porse është vend ku gjindet parku më i madh kombëtar në botë.
Në pjesën qendrore të Groenlandës , e cila është e mbuluar me akull, gjinden më së paku katër stacione hulumtuese shkencore dhe kampe. Radiostacioni Jørgen Brøndlund Fjord deri në vitin 1950 ka qenë radiostacioni më verior në botë.
Toka e Perit, gadishulli në pjesën veriore të Groenlandës, nuk është e mbuluar me akull për shkak se ajri është i thatë për tu formuar mbulesa e borës. Nëse e tërë mbulesa e akullit të shkrihet, niveli i detit botëror do të rritej për 7 m dhe Groenlanda sigurisht do të shëndrrohej në arqipelag.[15]
Remove ads
Demografia
Konsiderohet se banorët e parë kanë qenë vikingët, pas shekullit XVI në bregdetin e Grenlandës kanë jetuar eskimezët, të cilët janë marrë me peshkim. Në shekullin XVIII fillon kolonizimi i danezëve dhe në vitin 1953 bëhet pjesë përbërëse e Danimarkës.

Shënime
- Nuna asiilasooq ka status të barabartë si një himn rajonal por në përgjithësi përdoret vetëm në Grenlandë.[1]
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads