Lumi Indus

From Wikipedia, the free encyclopedia

Lumi Indus
Remove ads

Lumi Indus është lumi më i rëndësishëm i Pakistanit, më i madhi i nënkontinentit indian dhe i treti më i madh në Azi.

Fakte të shpejta Vendbanimet ...

Me origjinë në pllajën tibetiane në afërsi të liqenit Manasarovar, lumi kalon nëpër rajonin LadakhKashmirit, drejt Gilgit-Baltistanit dhe vargjeve Hindu Kush dhe pastaj rrjedh në jug përgjatë gjithë Pakistanit dhe derdhet në Detin Arab në afërsi të qytetit port të KaraçitSind.[1][2] Është lumi më i gjatë dhe lumi kombëtar i Pakistanit.

Lumi ka një sipërfaqe të përgjithshme kullimi që tejkalon 1 165 000 km2. Rrjedha e përllogaritur vjetore e tij qëndron në rreth 243 km3, dyfishi i lumit Nil dhe tri herë më shumë se lumenjtë Tigër dhe Eufrat, duke qënë lumi i 21-të më i madh në botë në drejtim të rrjedhës vjetore.[3] Zanskari është dega e majtë e tij në Ladakh. Në fushë, dega e tij e majtë është Panjnadi, i cili në vetvete ka pesë degë të mëdha, domethënë Chenabi, Jhelumi, Raviu, Beasi dhe Sutleji. Degët kryesore të tij në bregun e djathtë janë Shyoku, Gilgiti, Kabuli, Gomali dhe Kurrami. Duke filluar në një burim malor dhe të ushqyer me akullnajat dhe lumenjtë në Himalajë, lumi mbështet ekosistemet e pyjeve të butë, fushore dhe fshatrave të thata.

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads