Instituti Femnuer "Nana Mbretneshë"

From Wikipedia, the free encyclopedia

Instituti Femnuer "Nana Mbretneshë"
Remove ads

Instituti Femnuer "Nana Mbretneshë" ishte një institucion i rëndësishëm edukativ e arsimor me karakter monoedukativTiranën e viteve 1930'.

Thumb
Kartolinë nga viti 1939

Historia

Ky institucion edukativ e arsimor u themelua në vitin 1933. Drejtor i parë i saj ka qenë Sotir Papahristo kurse mësuesit ishin: prof. Ahmet Gashi, Vasil Vinjau, Fatbardha Gega, Olga Luarasi, H. Babameto, E. Gjikondi, Dh. Xoxa, V. Mele,[1] L. Aleksi, N. Bulka, Z.Kodra, S. Spasse, J. Filçe, M. Paluca, L. Shala etj. Fillimisht u themelua me dy degë: Dega Normale dhe Lice.[2]

Në këtë institucion, kujdes i veçantë iu kushtua përgatitjes profesionale (pedagogjike) të nxënëseve dhe aftësimit të tyre për jetë, dhe me kalimin e kohës u shndërrua në një qendër të fuqishme të edukimit patriotik. Numri i nxënëseve ishte i madh. Vetëm në vitin e parë, kur u themelua, kishte rreth 380 nxënëse.[1] Numri i nxënëseve shkoi vazhdimisht duke u rritur aq sa në vitin shkollor 1938/39 Instituti Femëror "Nana Mbretneshë" në Tiranë ishte shkolla e mesme më e madhe në Shqipëri, me gjithësej 27 mësimdhënës dhe 798 nxënëse. Ky institucion funksionoi edhe në periudhën e Luftës së Dytë Botërore 1939 - 1944, gjatë së cilës u quajt Instituti Femëror "Donika Kastrioti".

Kjo shkollë e mesme për vajza rihapet pas çlirimit të vendit, më 1 mars 1945, si Shkollë e Mesme Pedagogjike "17 nëntori" (për djem dhe për vajza). Ndikimi i kësaj shkolle, sidomos në emancipimin e femrës shqiptare, ka qenë shumë i madh.[1]

Remove ads

Nxënëse të Institutit

Shumë prej nxënëseve të kësaj shkolle kundërshtuan fashistizimin e arsimit dhe të shkollës shqipe dhe një pjesë u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare.[2] Disa prej këtyre nxënëseve dhanë jetën për çlirimin e Atdheut, si Heroinat e Popullit:

Nxënëse të tjera të kësaj shkolle ishin edhe:

Remove ads

Shih edhe

Referimet

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads