Iván Balliu
futbollist From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Iván Balliu Campeny (lindur më 1 janar 1992) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës i djathtë për klubin spanjoll Rayo Vallecano dhe kombëtaren shqiptare.
Balliu është një produkt i akademisë se Barcelonës. Ai luajti dy vite me ekipin B para se të transferohej në Portugali te Arouca. Në vitin 2015, ai firmos me Metz në Francë ku do të luante për katër vitet e ardhshme. Në vitin 2019, ai u rikthye në Spanjë duke u transferuar te Almería.
Balliu luajti me ekipet e moshës së Spanjës. Në vitin 2017, ai u bë pjesë e Shqipërisë, vendit të origjinës së tij. Ai debutoi në tetor të atij viti dhe që nga ajo kohë ka luajtur gjithsej nëntë ndeshje.
Remove ads
Karriera me klube
Barcelona
Balliu u bë pjesë e akademisë së Barcelonës në vitin 2004 në moshën 12 vjeç. Ai debutoi si profesionist gjatë sezonit 2010–11, duke luajtur dy ndeshje në Segunda División me ekipin rezervë, përfshirë një si titullar kundër Gironës në transfertë, e fituar 2–0.[3] Në atë vit, ai ishte gjithashtu kapiten i ekipit Juvenil A që fitoi tripletën.[4]
Arouca
Më 30 maj 2013, kontrata e Balliut me Barcelonën skadoi dhe ai u njoftua nga klubi se nuk do t'i ofrohej një kontratë e re.[5] Një muaj më pas, ai firmosi një kontratë dy-vjeçare me Aroucën në Portugali.[6] Balliu luajti ndeshjen e parë në Primeira Liga më 1 shtator në fitoren minimale 1–0 kundër Rio Aves në shtëpi.[7]
Metz
Më 17 korrik 2015, Balliu u bë pjesë e klubit francez Metz duke nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare.[8] Ai shënoi golin e parë si profesionist më 16 tetor në barazimin 2–2 kundër Clermont Foot në shtëpi.[9]
Balliu luajti 24 ndeshje në sezonin e tij të parë në Francë, duke ndihmuar ekipin të rikthehej në Ligue 1 pas një sezoni. Ai luajti ndeshjen e parë në elitën e futbollit francez më 13 gusht 2016 në fitoren 3–2 kundër Lille OSC.[10]
Almería
Më 12 gusht 2019, Balliu firmosi një kontratë dy-vjeçare me Almerían në divizionin e dytë spanjoll.[11] Ai shënoi golin e parë në Spanjë më 20 mars 2017 në fitoren 4–0 kundër Deportivo de La Coruña.[12]
Rayo Vallecano
Më 14 korrik 2021, Balliu u transferua te klubi i sapongjitur në La Liga, Rayo Vallecano, në një kontratë dy-vjeçare.[13] Ai bëri debutimin e tij në La Liga më 15 gusht në moshën 29 vjeç, duke luajtur 90 minuta të plota në humbjen 3–0 kundër Seviljes në transfertë.[14] Goli i tij i parë me klubin erdhi më 9 janar 2022 në barazimin 1–1 kundër Real Betis.[15][16]
Remove ads
Karriera ndërkombëtare
Më 24 tetor 2016, Balliu shfaqi interes për të përfaqsuar Shqipërinë në futbollin ndërkombëtare; ai është me origjinë shqiptare nga ana e babait.[17][18] Ai e mori pasaportën shqiptare më 22 gusht 2017, duke u bërë i disponueshëm për ekipin kombëtar.[19] Disa ditë më pas, ai mori ftesën e parë nga trajneri Christian Panucci për ndeshjet hapëse të kualifikueseve të FIFA Kupës së Botës 2018 kundër Maqedonisë së Veriut dhe Lihtenshtajnit më 2 dhe 5 shtator.[20] Balliu debutoi më 6 tetor në humbjen 3–0 kundër Spanjës në Alicante, duke luajtur si titullar për 45 minuta.[21]
Remove ads
Jeta personale
Iván Balliu lindi në Caldes de Malavella, Girona, Katalonjë nga një baba shqiptar dhe mama spanjolle.[22] Më 17 qershor 2017, ai u martua me Marta Soler.[22]
Statistikat e karrierës
Klube
- Përditësuar më 22 gusht 2021[23]
Kombëtarja
- Përditësuar më 27 mars 2023[24]
Remove ads
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads