Kënga Magjike 2019
Edicioni i 21-të i festivalit "Kënga Magjike" From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Kënga Magjike 2019 ishte edicioni i 21-të i konkursit vjetor të muzikës Kënga Magjike dhe u mbajt më 4, 5 dhe 7 dhjetor 2019 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, transmetuar drejtpërdrejt në Televizionin Klan (TV Klan).[2][3] Ardit Gjebrea dhe Adrola Dushi ishin nikoqirët e tri shfaqjeve live.[4][5]
Fituese e edicionit të këtij viti ishte Eneda Tarifa me këngën me titull "Ma Zgjat Dorën".[6] Ishte fitorja e saj e parë pas dy pjesëmarrjeve të mëparshme më 2006 dhe 2008.
Të ardhurat nga shitja e biletave të edicionit të këtij viti u dhuruan për njerëzit e prekur nga tërmeti 2019 në Shqipëri.[3] Anna Oxa, siç deklaroi ajo, bleu një biletë dhe u ul me publikun në gjysmëfinalen e parë si shenjë solidariteti.[7][8]
Remove ads
Formati
Kënga Magjike 2019, organizuar nga Televizioni Klan, ishte edicioni i njëzet e njëtë me radhë i konkursit vjetor. Dy gjysmëfinalet dhe finalja e madhe u mbajtën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë përkatësisht më 4, 5 dhe 7 dhjetor 2019.
Pjesëmarrësit
Konkurrentët e edicionit të këtij viti të Këngës Magjike u prezantuan në TV Klan në transmetim të drejtpërdrejtë te E Diela Shqiptare çdo të diel duke filluar nga 22 shtatori 2019 deri me 1 dhjetor 2019, pritur nga Ardit Gjebrea. Garuesit që u kualifikuan në gjysmëfinale u njoftuan më 1 dhjetor 2019 në E Diela Shqiptare.
Artistët dhe grupet pjesëmarrëse janë të ndara në dy kategori më të gjera si Big Artistët dhe Artistët e Rinj. Artistët e Rinj performojnë live para një jurie ndërsa Big Artistët kualifikohen automatikisht për në gjysmëfinale. Juria ishte e përbërë nga Enkel Demi, Arben Skenderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Missrose dhe Dj Stone.[9]
Çelësi: Kualifikuar për gjysmëfinale I tërhequr
Remove ads
Gjysmëfinalet
Gjysmëfinalja e parë
Gjysmëfinalja e parë u zhvillua më 4 dhjetor 2019 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.[30][31]
Gjysmëfinalja e 2-të
Gjysmëfinalja e dytë u zhvillua më 5 dhjetor 2019 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.[30][32]
Finalja
Finalja e madhe u zhvillua më 7 dhjetor 2019 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Çelësi: Fitues Vendi i dytë Vendi i tretë
Çmime të veçanta
Remove ads
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads