Kampionati Botëror i Formula Një 2017

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Kampionati Botëror i Formula Një 2017 ishte një kampionat garash për makinat e Formula Një dhe edicioni i 68të i Kampionatit Botëror të Formula Një. Formula Një njihet nga organi qeverisës i garave automobilistike, Fédération Internationale de l'Automobile (FIA), si kompeticioni më i rëndësishëm dhe klasi i parë i garit me makina. Plotët dhe ekipet garuan në njëzet Çmime të mëdha për titujt kampion të pilotit dhe konstruktorit.


Formula 1 2017
Kampion:

Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm
Gara kampionale 20
Piloti kampion Lewis Hamilton
Ekipi kampion Mercedes
Koment: Hamilton fitoi titullin e katërt në karrierë.
Përdorimi i stampës

Si piloti kampion në fuqi, Nico Rosberg deklaroi tërheqjen nga sporti në dhjetor 2016, duke bërë që sezoni 2017 të ishte i pari që nga 1994 ku piloti kampion nuk garon për të mbrojtur titullin.[1][2] Mercedes si kampioni në fuqi për titullin e konstruktorëve, të cilën e siguruan për herë të tretë në histori në Çmimin e madh të Japonisë 2016.[3]

Në përfundim të kampionatit, Lewis Hamilton fitoi titullin e katërt në karrierë për pilot. Ai e përfundoi sezonin me 363 pikë, 46 më shumë se piloti gjerman Sebastian Vettel i cili u rendit i dyti me 317 pikë dhe Valtteri Bottas i treti me 305 pikë.[4] Në garën për titullin për konstruktorë ishte Mercedes që fitoi titullin e katërt rresht në Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara 2017, duke e mbyllur sezonin me 668 pikë.[5] Ferrari përfundoi në vendin e dytë me 552 pikë kurse Red Bull Racing u renditën të tretët me 368 pikë.[6]

Remove ads

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads