Karati
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Karati është një njësi matjeje për gamme, stoli, të gurëve të çmuar dhe pastërtinë e metaleve të çmuar. Rrjedh nga greqishtja Keration që do të thotë pesha e imët, e vogël.

Gurë të çmuar
Masa e një Karati është vendosur të jetë 200 miligramë më 1907. Karati përdoret si peshë për gurë të çmuar dhe gjysëm të çmuar parasëgjithash diamante safir, rubin, emerod, smerald dhe opal.
Karati si masë e pastërtisë
Me njësinë Karat matet edhe pastërtia e metaleve të çmuara, si për shembull ari. Masa e një karati tregon një të njëzet e katërtën në pastërti sipas peshës. Kjo do të thotë që 1 karat ar përmban 4,167 % ar, ndërsa 24 karat është ar i pastër (100 %).
Këto legura përdoren më shumë
- Ari 999 = ~ 24 karat, përmban 999 ‰ ar, i kuq në të verdhë, shumë i butë
- Ari 965 = ~ 23 karat, 964 ‰ ar, (vjen nga Tailanda)
- Ari 900 = ~ 22 karat, 900 ‰ ar, pjesa tjetër argjend dhe bakër (Münzen)
- Ari 833 = ~ 20 karat, 833 ‰ ar, pjesa tjetër argjend dhe bakër
- Ari 750 = ~ 18 karat, 750 ‰ ar, pjesa tjetër argjend dhe bakër, ideal për stoli
- Ari 585 = ~ 14 karat, 585 ‰ ar,
- Ari i bardhë = 50 - 75 % ar, 5 – 25 % bakër, 10 - 18 % argjend, 5 - 10 % zink, max 2 % mangan dhe max 5 % nikel
- Ari 333 = ~ 8 karat
Remove ads
Shiko dhe këtë
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads