Koke Resurrección
futbollist spanjoll From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Jorge Resurrección Merodio, njohur zakonisht si Koke (Spanjisht [ˈkoke]; lindur më 8 janar 1992) është një futtbollistë spanjoll i cili luan me klubin spanjoll Atlético Madrid në La Liga dhe me kombëtaren spanjolle si mesfushor.
Koke debutoi me Atlético Madrid në 2009 dhe që nga ajo kohë ka fituar Ligën e Europës dhe Superkupën Evropiane në 2012 dhe Copa del Rey në 2013.
Performancat e tij me klubin bërë që ai të ishte pjesë e Spanjës U–21 në triumfin e tyre në 2013 Kampionatin Europian U–21. Në atë vit ai gjithashtu bëri debutimin me kombëtaren e parë, dhe u zgjodh për të luajtur në Kupën e Botës 2014.
Remove ads
Karriera me klube
Koke ka lindur në Madrid. Ai arriti në sistemin e të rinjëve të Atlético Madrid në moshën 8 vjeçare dhe bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 19 shtator 2009, duke luajtur vetëm 11 minutat e fundit në humbjen 2–5 jashtë fushtë fushe kundër Barcelonës.[1] Sërisht nga stoli i rezervave, Koke luajti në ndeshjen tjetër të La Ligas, në një barazim 2–2 në shtëpi kundër Almerías.[2] Më 6 janar 2011, ai bëri edhe debutimin e tij në Copa del Rey duke zëvëndësuar Paulo Assunçao në minutën e 61të të ndeshjes kundër kundër RCD Espanyol. Ndeshja përfundoi në barazim 1–1 por Atlético u kualifikua në raundin tjetër falë fitores së arritur në ndeshjen e parë me rezultatin 1–0.[3]
Më 3 shkurt 2011, ai rinovoi kontratën e tij me klubin deri në 2016.[4] Koke shënoi golin e parë me Atléticon kundër Seviljes më 26 shkurt 2011, ai e shënoi golin në minutën e 47të pas një krosi të Diego Forlán duke e barazuar rezultatin përkohësisht 1–1, në fund ndeshja u mbyll në barazimin 2–2.[5] Ai e përfundoi sezonin e tij të parë të plotë si profesionist me 17 ndeshje, me Colchoneros që e përfunduan ligën në vendin e shtatë duke u kualifikuar për në Ligën e Evropës.
Koke ishte sërisht një mesfushor i rëndësishëm i Atléticos për sezonin 2011–12, nën urdhërat e trajnerit Gregorio Manzano dhe pasuesit të tij Diego Simeone. Ai bëri debutimin e tij europian më 25 gusht në ndeshjen e dytë të raundit të katërt të Ligës së Europës. Ai hyri në fushën e lojës në minutën e 67të të ndeshjes kundër Vitórias në vend të Mario Suárez. Ndeshje përfundoi me fitoren e Atléticos 4–0 duke i siguruar atyre kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Koke shënoi golin e parë të sezonit më 29 prill 2012 në barazimin 2–2 kundër Real Betis, ai shënoi golin e parë të skuadrës së tij në minutën e 62.[6] Më 9 maj 2012, Koke hyri në fushën e lojës në minutën e 90të në finalen e Ligës së Europës kundër Athletic Bilbao që përfundoi me fitoren e Colchoneros 3–0,[7] ky ishte trofeu i parë europian për Koken dhe Liga e parë e Europës për Atlético Madrid.
Vetëm 20 vjeç, Koke gjatë sezonit 2012–13 luajti si titullar në 38 nga 48 paraqitjet zyrtare që luajti në atë sezon – kjo përfshin plot 112 minuta të luajtura në finalen e Copa del Rey kundër Real Madrid në Santiago Bernabeu që përfundoi me fitoren e Atlético Madrid me rezultatin 1–2,[8] kjo ishte fitorja e tyre e parë kundër Realit pas plot 14 vitesh.
Ai shënoi golin e parë të sezonit më 1 shtator 2013, duke kontribuar në fitoren 2–1 kundër Real Sociedad.[9] Dy ditë më vonë Koke rinovoi kontratën e tij deri në 2018.[10] Performancat e tij në tetor bënë që ai të shpallej La Liga Lojtari i Muajit, kurse trajneri i tij Diego Simeone u shpall Trajneri i Muajit.[11] Më 3 mars 2014, ai shënoi në barazimin 2–2 kundër Real Madrid në Derbi madrileño.[12]
Më 8 prill 2014, Koke shënoi golin e shtatë të sezonit, duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Barcelonës në ndeshjen e kthimit të çerek–finales së Ligës së Kampioneve duke i dërguar Colchoneros për herë të parë pas 40 vitesh në një gjysmë–finale të Ligës së Kampioneve.[13][14]
Më 25 qershor 2014, Koke nënshkroi kontratë të re për pesë vite tjera për Altético. Ai u bë Lojtari i Ndeshjes në ndeshjen e grupit të Ligës së Kampionëve në Malmö FF më 4 nëntor. Në një penallti kundër Bayer 04 Leverkusen për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, më 18 mars të vitit të ardhshëm, por goditja e tij u shpëtua nga Bernd Leno, por ekipi i tij megjithatë përparoi.[15]
Më 23 tetor 2016, Koke u largua nga ndeshja për herë të parë në karrierën e tij, për dy karta të verdhë në humbjen 0-1 në Sevilla.[16] Vetëm dy muaj pasi bëri 26 vjet, ai hyri në top 10 paraqitësit më të lartë të paraqitjes në historinë e Atléti kundër Deportivo de La Coruña më 1 prill 2018.[17]
Remove ads
Karriera ndërkombëtare
Koke ka luajtur me shumë skuadra moshash të Spanjës. Me kombëtaren U–17 në 2009 Kupën e Botës U–17 u renditën në vendin e tretë pasi fituan finalen e vogël me rezultatin 1–0 kundër Kolumbisë.
Më 29 qershor 2011, ai luajti me kombëtaren U–20 në 2011 Kupën e Botës U–20 që u zhvillua në Kolumbi ku Spanja u eleminua në çerek–finale nga Brazili nga gjuajtjet e penalltive.[18] Koke shënoi golin e tij të vetëm në atë turnament në fitoren 4–1 jashtë fushe kundër Kosta Rikës në ndeshjen e parëtë grupit C.
Koke ishte pjestar i Spanjës në 2012 Lojërat Olimpike që u zhvilluan në Londër, me Spanjën që u eleminua që në fazën e grupeve pa marrë asnjë fitore.[19] Megjithatë, Koke luajti në të tre ndeshjet.
Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 14 gusht 2013, pasi hyri në fushë në vend të Santi Cazorlës në 12 minutat e fundit të ndeshjes që përfundoi me fitoren 2–0 kundër Ekuadorit.[20] Më 6 shtator, Koke luajti plotë 90 minuta në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botëror 2014 kundër Finlandës e cila përfundoi me fitore 2-0.
Koke u zgjodh nga trajneri Julen Lopetegui për Kampionatin Botëror 2018 në Rusi.[21] Më 1 korrik, ai ishte një nga dy lojtarët spanjoll që humbi gjuatjen e tij në raundin e 16-të kundër Rusisë në ndeshjen ku Spanja humbi 3-4.[22]
Remove ads
Statistiakt
Redaktuar më 10 prill 2014[23]
Trofe
Klubi
- Atlético Madrid
- UEFA Liga e Europës: 2011–12
- UEFA Super Kupa: 2012
- Copa del Rey: 2012–13
- Supercopa de España: Finalist 2013
Kombëtarja
- Spanja U–21
- UEFA Kampionati Europian U–21 e Futbollit: 2013
- Spanja U–17
- FIFA U–17 Kupa e Botës: Vendi i tretë 2009
Personale
- La Liga Lojtari i Muajit: tetor 2013[11]
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads