Kombëtarja suedeze e futbollit

From Wikipedia, the free encyclopedia

Kombëtarja suedeze e futbollit
Remove ads

Kombëtarja suedeze e futbollit (Suedisht: Svenska fotbollslandslaget) përfaqëson Suedinë në futbollin ndërkombëtar të meshkujve dhe kontrollohet nga Federata Suedeze e Futbollit, organi drejtues i futbollit në Suedi. Stadiumi i Suedisë është Friends ArenaSolna dhe ekipi drejtohet nga Janne Andersson. Nga viti 1945 deri në fund të viteve 1950, ata konsideroheshin si një nga skuadrat më të mëdha në Evropë.[1]

Fakte të shpejta Rënditja e FIFAs, Aktual ...

Suedia ka bërë dymbëdhjetë paraqitje në Kupën e Botës me ardhjen e tyre të parë në vitin 1934. Ata gjithashtu kanë bërë gjashtë paraqitje në Kampionatin Evropian. Suedia përfundoi e dyta në 1958 FIFA Kupa e Botës, dhe e treta në të dyja vitet 1950 dhe 1994. Arritjet e tjera të Suedisë përfshijnë gjithashtu një medalje të artë në Lojërat Olimpike Verore 1948, dhe medalje bronzi më 1924 dhe 1952. Ata gjithashtu arritën në gjysmëfinale në UEFA Euro 1992.

Remove ads

Historiku

Stadiumi

Që nga viti 2012, stadiumi kombëtar suedez është Friends Arena, duke zëvendësuar Råsunda Fotbollsstadion i cili u shkatërrua. Sipas FIFA, Stadiumi Råsunda ishte një stadium klasik, njëri nga dy stadiumet në botë, tjetri ishte Stadiumi Rose BowlPasadena, California, SHBA, i cili priti finalen e Kupës Botërore për meshkuj dhe për femra (1995 FIFA Kupa e Botës për femra dhe 1958 FIFA Kupa e Botës). Stadiumi Råsunda u hap më 18 shtator 1910 dhe kishte një kapacitet prej vetëm 2.000, kryesisht në këmbë. Ishte stadiumi Råsunda dhe stadiumi Valhalla në Gothenburg që ishin fushat e para të futbollit me bar të përdorura për futbollin suedez. Stadiumi u zgjerua gjatë vitit 1937, në një kapacitet prej 40,000 njerëz. Stadiumi u përdor për turneun e futbollit në Lojërat Olimpike Verore 1912 të mbajtura në Stokholm dhe priti 8 ndeshje gjatë Kupës së Botës FIFA 1958. Në Kampionatin Evropian UEFA në 1992, stadiumi priti 4 ndeshje dhe në Kupën Botërore të Grave FIFA 1995 priti vetëm ndeshjen finale. Por stadiumi Råsunda është ende i vetmi stadium në Skandinavi që ka pritur katër turne të mëdhenj. UlleviGöteborg përdoret për disa lojëra që luan Suedia, të tilla si ndeshja njëqindvjeçare e shoqatës suedeze të futbollit, kundër Anglisë në vitin 2004. Edhe stadiume të tjerë, të tillë si StadionMalmö, përdoren për skuadrën kombëtare.

Remove ads

Kampionet Botërore

Kampionet Evropiane

Olimpiadat

Skuadra momentale

25 lojtarët e mëposhtëm janë thirrur për ndeshjet e kualifikimit të FIFA Kupa e Botës 2022 kundër Gjeorgjisë më 25 mars 2021 dhe kundër Kosovës më 28 mars 2021 dhe për ndeshjen miqësore kundër Estonisë më 31 mars 2021.[2]

Paraqitjet dhe golat u përditësuan që nga 25 mars 2021 pas ndeshjes kundër Gjeorgjisë.

Më shumë informacion Nr., Pozita ...
Remove ads

Stafi i trajnerëve

Thumb
Trajneri i kombëtares suedeze Janne Andersson.
Përditësuar më 7 korrik 2018[3]
Më shumë informacion Pozita, Emri ...
Remove ads

Rekordet

Lojtarët me më shumë paraqitje

Thumb
Anders Svensson është lojtari me më shumë paraqitje, me 148 paraqitje për kombëtaren suedeze.
Më shumë informacion Rradhitja, Lojtari ...

Top golashënuesit

Thumb
Zlatan Ibrahimović është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me 62 gola për kombëtaren suedeze.
Më shumë informacion Radhitja, Lojtari ...
Remove ads

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads