Lekë Matrënga

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Lekë Matrënga i njohur edhe si Llukë Matranga (nga italishtja: Luca Matranga, Hora e Arbëreshëvet 1567 - Palerma, 1619 ) ishte një prift dhe shkrimtar arbëresh nga Siçilia, Itali. Në vitin 1592 botoi vjershën e parë në gjuhën arbërishte me titullin "Këngë e përshpirtshme".[1]

Biografia

Lekë Matrënga (1567-1619), ishte prift arbëresh i ritit bizantinë nga Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi, PA), qytezi shqiptar më i madh dhe i popolluar në Siçili të Italisë dhe një nga pionerët e letërsisë shqipe. Student në Kolegjin "Grekë" e Shën Athanasit (Collegio Greco di Sant'Atanasio) në Romë, themeloi në vendin e lindjes një shkollë.

Libri i tij me emrin "E Mbsuame e Krështerë", shkruar në vitin 1592, përbën dokumentin e parë filologjik të toskërishtes së shkruar dhe të dytin të shqipes, fill pas "Mesharit" të Gjon Buzukut.[2] Matranga përdor për tekstin e tij gjuhën arbëreshe të folur në Horën e Arbëreshëvet, ndryshuar nga disa tipare fonetike, në mënyrë që të kuptohet edhe nga arbëreshët e kolonive të tjera. Libri përbëhet nga 28 fletë të përkthyera po në gjuhën shqipe. "E Mbsuame e Krështer" ishte një katekizëm fetar me 28 faqe.

Struktura pëbëhej nga hyrja në Italisht. Vjersha tetëvargëshe, ku pjesa kryesore ishte pyetje përgjigje. Risi që solli Matrënga ishte ndikime greke dhe përdorim i disa shenjave të reja si "th" dhe "ae".

Remove ads

Tituj të veprave

  • E mbsuame e krështerë (Romë,1592), e njohur edhe në italisht si "Dottrina Cristiana".

Lidhje të jashtme

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads