Ligji Biot-Savart

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Ligji Biot–Savart është një ekuacion në teorinë e elektromagnetizmit i cili përshkruan fushën e induksionit magnetik B të prodhuar nga një korrent elektrik. Fusha vektoriale B varet tek madhësia , drejtimi, distanca, dhe afërsia e pikës testuese nga rryma elektrike, si dhe nga një konstante themelore e quajtur konstantja magnetike. Ligji është i vlefshëm në përafrimin magnetostatik, i cili jep një fushë B e cila është konsistente si me ligjin e Amperit ashtu edhe me ligjin e Gausit për magnetizmin.[1]

Remove ads

Një paraqitje e përgjithshme

Ligji i Biot–Savartit përdoret për të llogaritur fushën magnetike të prodhuar nga një rrjedhë e qëndrueshme e rrymës elektrike, pra, një rrjedhë e vazhduar ngarkesash, përmes një teli, e cila është konstante në kohë dhe në të cilën ngarkesa as nuk grumbullohet as nuk humbet në çdo pike. Ekuacioni jepet si me poshtë :

(në njësi SI), ku

është rryma elektrike (korrenti),
është një vektor, madhësia e të cilit është gjatësia e një elementi diferencial të telit, dhe drejtimi i së cilës është drejtimi i korrentit,
është kontributi diferencial tek fusha magnetike i cili vjen nga një pjesë shumë e vogël e telit përcjelljes,
është konstantja magnetike,
është vektori njësi i zhvendosjes i drejtuar nga element i telit drejt pikës ku llogaritet fusha,
është distanca nga elementi i telit tek pika ku llogaritet fusha,
simbolet në tekst të trashë tregojnë njësi vektoriale.
Remove ads

Shikoni gjithashtu

Personalitete

Elektromagnetizëm

Aerodinamika

  • Vorticiteti
  • Teoria e krahut te aeroplanit

Referime

Lidhje te jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads