Liqeni i Shkodrës

liqen From Wikipedia, the free encyclopedia

Liqeni i Shkodrës
Remove ads

Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Evropën Jugore dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë.

Fakte të shpejta

Historia

Romakët e quanin "lacus Labeatis" ose "Palus Labeatis", me emrin e fisit të Labeatëve. Në librin e Presbyter Diocleas-it quhet Balta, siç quheshin liqenjt e vegjël moçalorë në bregun e detit pranë Ulqinit, Durrësit e Vlorës. Njerëzit e kënduar në mesin e serbëve mesjetar e quanin "liqeni i Dioklesë" edhe daton që nga viti 1125[1].

Gjeografia

Thumb
Liqeni i Shkodrës

Pasqyra e tij ujore gjendet në një lartësi 6 metra mbi nivelin e detit, dhe ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² me një gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë; ndërsa rreth 5/8 e Malit të Zi, ku me 1983 e shpalli Park Kombëtar. Ka një breg shumë të larmishëm të tipit të ultë të "marsheve" në veri dhe shkëmbor në jug. Në bregun jugor shquhen plazhet në rrugën nga Shkodra për në Shirokë e Zogaj, ku më i madhi është Zalli i Bardhë. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë. Një perlë e kësaj pasurie është padyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin jug-lindor shtrihet Shkodra, nga ku merr edhe emrin.

Thumb
Hartë venedikase që paraqet rajonin e Shkodrës
Remove ads

Vendndodhja

Në këtë liqen nga ana malazeze derdhet lumi i Moraçës e nga ana shqiptare, në mes të rrugës Shkodër-Shirokë merr formë lumi Buna si vazhdim. Bregu i tij është 11 milje me shtrirje nga lindja në perëndim. Pranë liqenit është Taraboshi. Pak para derdhjes së Drinit në Bunë, ndodhen 10 dajlane për gjuetinë e peshkut; më të famshmit janë krapi, qefulli, ngjala dhe blini. Fitimet nga këto dajlane derdhen në arkën e kështjellës.

Lidhje të jashtme

Burime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads