Meimonidi

From Wikipedia, the free encyclopedia

Meimonidi
Remove ads

Meimonidi (1135 - 1204) i njohur edhe si Moshe ben Meimon apo edhe si Musa ben Meimon ishte një filozof, matematicient, astronom, mjek dhe teolog mesjetar hebre nga Spanja e kohës së maurëve.[1][2][3]

Thumb
Meimonidi

Jeta

Meimonidi u lind në vitin 1135 në qytetin e Kordovës në fund të së ashtuquajturës "Koha e Artë Arabo-Hebraike në Gadishullin Iberik". Mësimet e para i morri në vendlindje duke u bërë njohës i mirë i filozofisë greke, arabo-islame dhe para së gjithash i filozofisë hebreje. Për shkak të përndjekjeve detyrohet që të largohet në Maroko dhe më vonë në Egjipt. Në kryeqytetin Kajro u bë ligjërues i filozofisë, medicinës dhe teologjisë dhe u caktua edhe si mjek personal i Sulltan Saladinit. Gjatë kësaj periudhe ai hartoi një tekst të ngjajshëm me "Betimin e Hipokratit", "Lutja e një mjeku të shek. XII" si dhe një varg veprash të tjera me karakter filozofik, astronomik, mjeksor, teologjik, etj.

Remove ads

Shih edhe

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads