Mehmet pashë Deralla

politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia

Mehmet pashë Deralla
Remove ads

Mehmet pashë Deralla, Dralla ose Kallkandeleni, shq. Tetovari (tr. Kalkandelen'li Mehmed Paşa Deralla; Gradec, 1843 - Podgoricë, 1918) ka qenë ushtarak dhe nëpunës i Perandorisë Osmane, pjesëmarrës në veprimet e Lidhjes së Prizrenit, pjesëmarrës në punimet e Kuvendit të Vlorës dhe ministër i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë.

Fakte të shpejta Ministër i Luftës, Paraprirë nga ...
Remove ads

Biografia

U lind më 1843 në Gradec të kazasë së Tetovës, i biri i Hasan pashë Derallës,[1] familja e tyre ishte fort e njohur dhe me ndikim të madh në krahinë.[2] U arsimua në Shkup, Manastir dhe institutet ushtarake në Stamboll.[1]

Më 1878 familjarët e tij morën pjesë në mbledhjen e Prizrenit si delegat të Tetovës, i ati dhe Mehmet Esat pashë Tetova firmosën Kararnamenë.[3] Gjatë veprimeve të Lidhjes së Prizrenit ishte shumë i lidhur me Sulejman agë Vokshin[1] dhe u përfshi si komandant i forcave të armatosura në viset e vendlindjes, Shkup, Tetovë e Gostivar.

Më 11 korrik 1898 la komandën e regjimentit të xhandarmërisë (İşkodra Zaptiye Alaybeliği) në Shkodër dhe u caktua komandant i xhandarmërisë në Vilajetin e Selanikut. Pas dy viteve dokumentohet se dha dorëheqjen nga të qenët komandant i xhandarmërisë së Vilajetit të Kosovës.[4][5] Më pas më 1319 h (1901/1902) ka qenë komandant i xhandarmërisë në Manastir, pas 4 muajve u caktua me shërbim në Shkup. Pas kësaj u caktua komandant i xhandarmërisë në Vilajetin e Halepit.[4]

U kthye në vendlindje nga Bagdadi më 1908,[4] ishte ndër prijësit e kryengritjes së 1910[6] dhe të asaj të 1912,[7] u caktua mytesarif i Prizrenit.[8] Nga 8 deri më 11 të vjeshtës së tretë bujti te Hasan bej BiçakçiuElbasan së bashku me Isa Boletinin dhe Ajdin bej Dragën, u nisën të nesërmen me Mid'hat bej Frashërin pasi pritën përfaqësuesit e Dibrës me Myfti Vehbiun.[9] Pas arritjes në Vlorë, më 4 dhjetor 1914 u krijua Ministria e Luftës dhe Mehmet Pasha u caktua për ta drejtuar.[10]

Mehmet pashë Deralla u largua drejt Esad pashë Toptanit dhe Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme. Më tej, me ardhjen e Princ Vidit ishte në grupin e përbërë nga Azis pashë Vrioni, Fejzi bej Alizoti dhe Mehdi bej Frashëri që hipën në motobarkë dhe shkuan drejt jahtit, ku i uruan Princit mirëseardhjen.[11] Gjatë kryengritjes së Shqipërisë të Mesme u përpoq të bisedonte me kryengritësit[7] së bashku me Ibrahim Temon.[12]

Më 3 mars 1916 ftohet nga Ahmet Muhtar Zogolli në kongresin që donte të mbante në Elbasan.[13]

Deralla u përfshi me lëvizjen Kaçake në viset shqiptare të pushtuara nga serbët, prej të cilëve u arrestua dhe burgos. Ndërroi jetë në burgun e Podgoricës, ku thuhet se e helmuan.[1]

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads