Ndër-platformik
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Në informatikë, termi ndër-platformik (ose shumë-platformik) shërben për t'iu referuar një softueri kompjuterik ose metodave dhe koncepteve kompjuterike që janë të implementuara si dhe funksionojnë në platforma të shumta kompjuterike[1]. Softueri ndër-platformik mund të ndahet në dy lloje:
- Softueri i cili duhet ndërtuar ose përpiluar për secilen platformë që e përkrahë.
- Softueri i cili ekzekutohet dhe shfrytëzohet drejtë për së drejti në cilëndo platformë që e përkrahë, pa pasur nevojë për ndonjë përgatitje të veçantë.
Për shembull, një aplikacion ndër-platformik mund të funksionoj në:
- Sistemin operativ Microsoft Windows në arkitekturën x86,
- Sistemin operativ GNU/Linux në arkitekturën x86 dhe
- Sistemin operativ Mac OS X ose në arkitekturën PowerPC ose atë x86
Pra, aplikacionet ndër-platformike mund të funksionojnë nga dy platforma e deri në të gjitha platformat e mundshme.
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads